Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas skandalit të fundit rreth fotografisë së publikuar nga deputetja e PDK-së Flora Brovina.
Një fotografi të cilën edhe vet Brovina e konfirmoi se nuk e ka verifikuar dhe është e falsifikuar.
Tërmkolli, përmes një reagimi thotë se në asnjë rast dhe askush nuk mund ta mohojë krimin e gjenocidin serb kundër shqiptarëve.
“E ka parë e përjetuar secili shqiptar i asaj kohe në një mënyrë a tjetër. E ka parë tërë bota. Prandaj ishte intervenimi i NATO-s. Serbia duhej të dënohej për këto krime e për gjenocid. Por “fara e keqe” që la Serbia pas vetes në Kosovë e pengoi këtë proces. Fillimisht thuhej se Serbia është dënuar me faktin se Kosova u ҁlirua dhe arriti qëllimin e saj ndërsa më vonë u gjet arsyeja në “normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë për të mos e acaruar atë, sepse po bëhej historia e re, dikush po arrinte paqe të qëndrueshme me Serbinë, po hynte në një dialog (pa krye), pa asnjë të vetmen kërkesë ndaj Serbisë, as pranimin e krimeve e gjenocidit, as të pagjeturit, as dëmet tjera, asgjë!”, thotë Tërmkolli.
Ish deputetja e LDK-së thotë se eksponentë të PDK-së publikisht i falën krimet e komunizmit, pak vite pas pavarësisë, derisa ishte hapë debat në Kuvendin e Kosovës, për t’i dënuar ato krime.
“Ka nga të PAN-it që edhe sot flasin për faljen e krimeve e gjenocidit serb, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pas njëzet vitesh, përnjëherë u ngritën ‘trimat’, protagonistët e sabotimit të deritashëm të kësaj kërkese për të bërë një rezolutë për krimet serbe në Kosovë. Pohimet e tyre të përsëritura se ka pasur krime e gjenocid serb në Kosovë, kur të gjithë e dinë qe njëzet vite këtë të vërtetë ( përveҁ Serbisë që e mohon), më shumë se kundërvënie Serbisë, tingëllojnë sikur duan ta bindin veҁ veten e tyre dhe ta përdorin si mjet legjitimimi për bëmat e veta se veprimet e tyre dallojnë nga ato të Serbisë ngase sado të rënda të jenë përsëri Serbia bëri dëme më të mëdha në Kosovë. Përndryshe, ҁfarë iu dasht Florës tërë ajo shfaqje makabre derisa për krimet e gjenocidin serb ndaj shqiptarëve ekzistojnë fakte më tepër se të mjaftueshme”, shkruan Tërmkolli.
Tërmkolli, thotë se Flora Brovina me maskaradën e paraqitur në Kuvendin e Kosovës është veҁ shpërfaqja më e hapur dhe më tragjike e sjelljes dhe veprimeve politike të një grupi kriminal të veshur me pushtet i koncentruar në pjesën më të madhe në PDK por edhe në partitë simotra.
“Veprimi i këtij grupi mund të përmblidhet në tri pika të pa shkëputura mes veti për nga pasojat që kanë. Është politikë e ndërtuar fund e krye mbi gënjeshtrën, mashtrimin e manipulimin, mbi dhunën e grabitjen, rrjedhimisht politikë kundër interesave të shtetit e popullit të Kosovës me qëllim marrjen dhe mbajtjen e pushtetit që për një votë e djeg dhe e vret Kosovën. Flora veҁ ngriti PAN-kartën e kësaj politike. Prandaj, mos e akuzoni vetëm Florën! Ajo kreu një detyrë dhe mision të cilin po e kryen ky grup kriminal i veshur me politikë për njëzet vite në Kosovë, dashur padashur në interes të Serbisë e kundër interesave të Kosovës. Mos kërkoni dorëheqjen vetëm të Florës, përderisa kriminelët janë në pushtet. Mos kërkoni dënimin vetëm të Florës, përderisa të mos dënohen të gjithë kriminelët në politikë që e vranë e po e vrasin këtë vend e këtë popull deri në zhbërje”, ka shkruar Tërmkolli.
Sidoqoftë, thotë Tërmkolli, dhe sado vonë të jetë bërë, rezoluta për krimet e gjenocidin serb në Kosovë duhet të miratohet dhe jo vetëm një rezolutë, duhen edhe shumë veprime tjera.
“Nuk mund të bisedohet tutje pa pranuar Serbia krimet e gjenocidin në Kosovë, si e para, e vazhdojmë me të tjerat”, përfundon Tërmkolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ferizaj, paraburgim për të dyshuarit për vrasje në tentativë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni varen nga rezultati i zgjedhjeve
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak