Qyteti i Prizrenit ishte të premten nikoqir i manifestimit tradicional ‘ Festa e Abetares’ i cili organizohet përvitshëm nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Të pranishëm në këtë manifestim përveç përfaqësueseve të MAShT-it, nxënësve dhe mësimdhënës, ishte edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Bujanocit si dhe deputetë të kuvendit komunal dhe atij qendror.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se festa e Abetares nuk është vetëm festë për nxënësit dhe mësuesit, por është gjithë kombit. Ai e quajti këtë manifestim festë e përbashkët e Abetares Kombëtare. Ministri shprehu përkushtimin e tij dhe homologes nga Shqipëria, për unifikimin e sistemit të arsimit të të dyja vendeve, duke mos përjashtuar edhe Maqedoninë në të ardhmen.
“Sot është një festë e përbashkët e Abetares Kombëtare, dhe për të cilën ne si Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, si dhe shumë shpejt në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë, do të kemi hapa të tjerë konkret që do të bëjmë marrëveshje të përbashkët, drejt unifikimit të sistemit arsimor. Unifikimi i sistemit arsimor do të thotë një hap përpara drejt unifikimit të kombit shqiptar dhe një hap përpara drejt zhvillimit të përbashkët të kombit shqiptar”, tha Bytyqi.
Edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini tha se pas kurorëzimit të abetares së përbashkët të vitit 2012, po synojnë unifikimin e tërësishëm të arsimit parauniversitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Madje Shahini theksoi se janë duke punuar që së shpejti Kosova dhe Shqipëria të kenë një akademi të shkencave shqiptare.
“Sot e kemi një planprogram që përdoret si në Kosovë dhe në Shqipëri , e kemi një abetare që përdoret si në Kosovë si në Shqipëri, kemi edhe disa libra të tjerë që I kemi te njëjte. Dhe kemi synimin bashkë me ministrin Bytyqi që të shkojmë drejt një unifikimi total të gjithçkaje që përdoret në arsimin parauniversitar. Kjo besoj është e domosdoshme qe ne bashkërisht të përmirësojmë jo vetëm aftësinë bazike tek nxënësit, por ta rrisim edhe dashurinë tonë për gjuhën dhe ta çojmë përpara cilësinë e arsimit shqip në rajon dhe për të gjithë shqiptarët”, tha Shanhini.
Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, tha se Festa e Abetares është ajo që po fshin kufijtë artificialë dhe se kjo po ndodhë në qytetin e bashkimit historik, siç është Prizreni.
“Sot është festa e Abetares me 36 shkronja, abetares që na jep dritë, abetares që na bashkon, Abetarja është ajo që i fshin kufijtë artificial të kombit shqiptar,. Abetarja është pa pasaportë. kjo abetare mbajtur shqiptarët gjallë përtej kufijve 106 vitet e kaluara. Sot Abetarja na bashkon në Prizren., në qytetin e bashkimit historik na bashkon në festën e saj”, tha Haskuka.
Megjithatë Haskuka theksoi edhe faktin se sistemi i arsimit në Kosovë ka mjaft sfida. Ndërsa ka kërkuar përkushtim më të madh në këtë drejtim, duke përmendur edhe rezultatet e dobëta të testit ndërkombëtar PISA.
E Drejtori i Arsimit në Komunën e Bujanocit Dritan Rexhepi, tha se shpreson qe vitet e tjera të festojnë të bashkuar. Tha se vet prezenca e sotme e përfaqësuesve të kësaj pjese nuk është më vetëm simbolike.
Për neve është një kënaqësi e veçantë, është hera e dytë që prezantojmë në këtë event. Sa për pjesën e fëmijëve kuptohet se është një trend, kurse për ne të rriturit simbolika e prezencës sot në Prizren është më shumë se kaq”, tha ai.
Adriana Shehu, përfaqësuese nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë, derisa ka uruar Festen e Abetares të gjithë nxënësve, tha se shpreson që në vitet e ardhshme të ketë abetare të përbashkët edhe për Maqedoninë.
Kujtojmë se në vitin 2012 është bërë unifikimi i Abetares në mes Kosovës dhe Shqipërisë, i pari tekst unik për klasat e para të nxënëseve të të dyja vendeve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë