LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarit e Grupit të Kumanovës në seancë: Fol shqip, këtu është Shqipëri (Foto/Video)

Të dënuarit e Grupit të Kumanovës në seancë: Fol shqip, këtu është Shqipëri (Foto/Video)

Në atmosferë të tensionuar ka filluar seanca e sotme e Gjykatës së Apelit, në të cilën shqyrtohen ankesat e Grupit të Kumanovës, të cilët janë dënuar me burg për ngjarjet në Lagjen e Trimave.

Seanca filloi me një minutë heshtje për pjesëtarët e vdekur nga Grupi i Kumanovës, të cilën në emër të të gjithëve e kërkoi Genci Sefa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më pas ai së bashku me të akuzuarit tjerë kërkoi që të lexohet deklarata e përbashkët e tyre, por nga gjykata u paralajmëruan se janë në seancë publike, e jo në gjykim. Pas kësaj, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës kërkuan që gjykatësja të flet shqip.


“Katër vjet presim të flasim. Kërkojmë hetim ndërkombëtar, nuk jemi të kënaqur nga avokatët, një vit nuk kemi pasur komunikim. Kjo është Shqipëri, ne jemi autokton”, kanë thënë disa nga të akuzuarit në seancë.

Pasi gjykatësja nuk ju lejoi të lexojnë deklaratën e përbashkët, ata u çuan në këmbë dhe kërkuan të lëshojnë seancën, ndërsa gjykatësja i lejoi pasi prania nuk është e detyrueshme.

Në deklaratën e përbashkët të tyre, të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev t’i nxjerr dëshmitë e vërteta, për këtë rast, të cilin ata e quajnë të montuar politikisht.

Në deklaratën e lexuar, shihet se Grupi i Kumanovës si dëshmitarë për këtë rast ka propozuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Gordana Jankulloskën, Musa Xhaferin, Gjorge Ivanovin, Bekir Asanin dhe disa ish-funksionarë tjerë shtetëror.

Seanca në Gjykatën e Apelit do të vazhdojë sot dhe nesër pa praninë e disa të akuzuarve. Ndërsa ankesat e tyre do t’i përfaqësojnë avokatët e tyre.

Jashtë Gjykatës së Apelit ka forca policore, ndërsa familjarëve të të akuzuarve nuk u është lejuar të fusin në gjykatë lëndë të forta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori