LAJMI I FUNDIT:

​Trump: Jam i bindur që Irani do kërkojë të bisedojë me SHBA-në

​Trump: Jam i bindur që Irani do kërkojë të bisedojë me SHBA-në

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh sot i bindur se Irani do të kërkojë shumë shpejt të diskutojë me SHBA-në, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.

Presidenti amerikan, përgënjeshtroi gjithashtu në Twitter çdo mosmarrëveshje të brendshme brenda administratës së tij në lidhje me politiken e tij të ashpër në Lindje të Mesme.

“Shprehen opinione të ndryshme dhe unë marr vendimin përfundimtar, është një proces shumë i thjeshtë”, theksoi Trump.


Presidenti amerikan e konsideron Teheranin si faktorin kryesor të destabilitetit në Lindjen e Mesme./ATSH/