LAJMI I FUNDIT:

Wilder për duelin ndaj Joshuas: Ne erdhëm të pamë, por ti vazhdon të ikësh

Wilder për duelin ndaj Joshuas: Ne erdhëm të pamë, por ti vazhdon të ikësh
Anthony Joshua, Deontay Wilder (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Kampioni i WBC-së, Deontay Wilder, ka thënë se është i gatshëm të ndeshet me Anthony Joshuan dhe se është i hapur për t’i nisur bisedimet për meçin e shumëpritur duke shtuar se gjithçka varet nga britaniku.

TMZ e ka pyetur amerikanin në lidhje me komentet e mëhershme të AJ, i cili kishte thënë se ‘Bomberi i Bronztë’ duhej t’i bënte ofertë atij nëse dëshiron që dueli të ndodhë.


Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder

“E kemi bërë pesë herë. Dhe ata më kanë refuzuar! Prandaj, nuk dua ta dëgjoj duke thënë ‘duhet të vijë të më takojë mua’, sepse erdhëm dhe të pamë, e ti vazhdon të ikësh!”.

“Tash dëshiron që unë të vij dhe të të takoj? Jo. Tash është me kushtet tona. Do të vijmë të të takojmë atëherë kur do të duam të vijmë”, ka deklaruar Deontay.

Joshua është kampion i WBA, WBO, IBF e IBO, mirëpo që nga dueli me Wladimir Klitschko (2017) nuk ka pasur ndonjë kundërshtar të nivelit të Wilder.

Ai ka mposhtur emra, si Carlos Takam, Joseph Parker e Alexander Povetkin, ndërsa më 1 qershor do të debutojë në Amerikë kundër Andy Ruiz Jr. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori