Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit lidhur me aktgjykimin e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së mbajtur në janar të këtij viti.
Në njoftimin për media të SBASHK, thuhet se ” Gjykata Themelore në Prishtinë për të sjellë Aktgjykimin e saj në dobi të vendimit të pabazuar në ligj të MASHT-it lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevën e Janarit, nuk është bazuar në argumente , por në emocione momentale e madje fitohet përshtypja se edhe ka qenë e ndikuar politikisht nga deklaratë e disa prej institucioneve, debateve të një pjese të deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit dhe nga individë të ashtuquajtur Këshillë të Prindërve”.
Njoftimi i plotë:
SBASHK-u është me arsye i pakënaqur me Aktgjykimin A.nr.552/19 lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për çështje administrative dhe prandaj do t’i drejtohet me ankesë Gjykatës së Apelit të Kosovës me kërkesën që të anulohet ky Aktgjykim sepse konsiderojmë se , veç tjerash, Gjykata Themelore në Prishtinë për të sjellë Aktgjykimin e saj në dobi të vendimit të pabazuar në ligj të MASHT-it lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevën e Janarit, nuk është bazuar në argumente , por në emocione momentale e madje fitohet përshtypja se edhe ka qenë e ndikuar politikisht nga deklaratë e disa prej institucioneve, debateve të një pjese të deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit dhe nga individë të ashtuquajtur Këshillë të Prindërve.
Kujtojmë se kishte individë e grupe që publikisht kishin kërkuar që Parlamenti të amandamentojë Ligjin e grevave dhe t’ia mohoj të drejtën për grevë sektorit të arsimit, por duke kuptuar se kjo do të ngjallte reagim të ashpër nga sindikata dhe do të kishte reagime të ashpra edhe në nivelin ndërkombëtar, ata mundohen të zhvleftësojnë e humbin forcën dhe efektin e grevës përmes një vendimi të Gjykatës , që nuk përfill argumentet e bazuara të SBASHK-ut, po thirret në emocione e në Udhëzimin Administrativ të kohës së UNMIK-ut, siç është UA nr.42/2005 për kompensimin e orëve të pa realizuara nga mësimdhënësit, i datës 28.09.2005, Udhëzim ky që nuk ka bazë ligjore sepse ka të bëj me Ligjin nr. 2004/37 për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë , i cili është shfuqizuar me Ligjin për inspektoratin e arsimit në Republikën e Kosovës nr. 06/L-046 të datës 10.08.2018 të aprovuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ankesa e SBASHK-ut drejtuar Gjykatës së Apelit bëhet edhe për arsye se konsiderojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, zbatimit të gabuar të së drejtës materiale dhe shkeljes së dispozitave të procedurës së përgjithshme administrative e aq më tepër është bazuar ne një Udhëzim Administrativ 42/2005 të kohës se UNMIK-ut me bazë ligjore te shfuqizuar. SBASHK-u beson se Gjykata e Apelit do të sjellë vendim meritor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Varroset Bajram Qerkini, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania