LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi me urim të veçantë për Sellmën: S’mund të jetojmë pa ty

Era Istrefi me urim të veçantë për Sellmën: S’mund të jetojmë pa ty
Foto: Era Istrefi/InstaStory

Grimerja e njohur, Sellma Kasumoviq, ka festuar ditëlindjen e saj të radhës.

Me këtë rast, të shumta kanë qenë urimet që ajo ka marrë nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.


Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe urimet e shumta nga yjet, kjo pasi Sellma ruan raporte të mira me një numër të madh emrash nga estrada.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja shqiptare shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar, Era Istrefi, i ka bërë së fundmi një dedikim të veçantë make-up artistes përmes një postimi në InstaStory.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Në ‘selfie’-n e publikuar, Era shfaqet e buzëqeshur pranë mikeshës së saj, ndërsa i uron më të mirat në këtë ditë.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të ta shprehur mirënjohjen ty e dashur make-up artistja ime. Të kam parë duke u përpjekur të bëhesh grimerja të cilën të gjithë e duam dhe s’mund të jetojmë pa të. Shijoje ditëlindjen, ti i meriton të gjitha të mirat e botës mbretëreshë”, ka shkruar Era në InstaStory. /Telegrafi/