LAJMI I FUNDIT:

Instagrami ka rënë nga funksioni, përdoruesit raportojnë për shumë parregullësi (Foto)

Instagrami ka rënë nga funksioni, përdoruesit raportojnë për shumë parregullësi (Foto)
London, UK - July 30, 2018: The buttons of the photo app Instagram, surrounded by WhatsApp, Facebook, Messages and other apps on the screen of an iPhone.

Shumë përdorues nga shtete të ndryshme të botës, kanë raportuar për parregullsitë që i hasën në Instagram, gjatë orëve të mesditës.

Në fotografitë kryesore të këtij rrjeti social, shfaqeshin vetëm imazhet e vjetra, ndërsa të rejat nuk ishin askund, transmeton Telegrafi.


Ky ishte një prej problemeve kryesore, të atyre që mund të kyqeshin nëpër llogaritë e tyre, meqë shumë të tjerë e patën të pamundur qasjen.

Ende nuk dihen shkaktarët që ndikuan në rënien nga sistemi të kësaj platforme, duke bërë që të zhduken storiet e reja, pasi përdoruesve iu shfaqeshin vetëm të vjetrat.

Zonat më të prekura ishin Evropa, Australia dhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, me problem në qasjen në llogari dhe problem në përdorim, gjegjësisht shtatë dhe pesë për qind e ankesave.

Mirëpo, duket se problemi kryesor ishte në shiritin enjoftimeve, apo 86 për qind e ankesave lidhur me problemet në Instagram. Kjo vjen vetëm 24 orë, pasi ky rrjet social doli prej funksioni për arsye të panjohura.

Rënia nga sistemi, vjen një muaj pasi u bllokuan përkohësisht Instagram, Facebook dhe WhatsApp, ndërsa u kthyen në funksion sërish. /Telegrafi/