Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës, kompani kjo e cila ndodhet në prag të falimentimit. Në seancë janë dëgjuar akuza reciproke në mes deputetëve të partive në pushtet dhe atyre të opozitës.
Kjo seancë është thirrur nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas konstatimit të krizës në Telekomin e Kosovës për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.
Seanca në Kuvendin e Kosovës vjen pas kërkesës që kompania Z-Mobile i ka bërë Telekomit për shlyerjen e borxhit prej rreth 26 milionë eurosh. Ky borxh, sipas parashikimeve të ekspertëve, mund ta çojë në falimentim Telekomin.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konufca, për situatën aktuale financiare të kësaj kompanie ka fajësuar ish-qeverisjen e udhëhequr nga ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht president i Kosovës. Ai ka thënë se marrëveshja në mes Z- Mobile dhe Qeverisë së Kosovës ishte produkt i krimit të organizuar.
“Ky nuk është një bankrotim spontan, as sipas ligjeve të tregut, është një shkatërrim i qëllimshëm dhe një skenar me paramendim. Autorët e këtij krimi të organizuar me përfitime qindra milionëshe, janë akterët e pushtetit në bashkëpunim me pronarët e Dardafon apo Z-Mobile”.
“Telekomi ka shërbyer si parajsë e tenderëve dhe keqpërdorimeve. Pushtetarët kanë vendosur edhe në cilat oborre të vendosen antenat e Valës, për vjeljen e qirasë. Nga një kompani që i sillte Kosovës të hyra, ajo është buzë falimentimit”, ka thënë Konjufca.
Edhe Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se Telekomi ka nevojë për auditim ndërkombëtar për të zbuluar kontratat e dëmshme dhe ka kërkuar të tërhiqet nga kontrata me Z- Mobile.
“Kriza në Telekom vetëm sa është duke u thelluar. Është rritur punësimi mbi baza të pastra nepotizmi dhe politike. Telekomi nuk është duke falimentuar për shkak se nuk ka treg, por për shkak të kontratave të dëmshme me kompanitë private që po e shfrytëzojnë atë pa asnjë kriter. Në vitin 2007 të dhënat nga Telekomi tregojnë se ka pasur fitim prej 182 milionë euro, ndërkaq në vitin 2017 ka deklaruar humbje 13,2 milionë euro”, tha Hoti.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me keqpërdorime, me mbi-punësime apo tenderë, duhet të zbulohen, por jo në aspektin politik.
“Kanë me dalë me emra dhe mbiemra, për arsye se janë njerëzit dhe faktet aty. Nuk ka nevojë për manipulime pasi ka shtet, ka ligj, ka prokurorë në këtë vend”, u shpreh Veseli.
Në debat është përfshirë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se nëse përgjegjësit e Telekomit nënshkruajnë ose vazhdojnë kontrata të tilla me kompani private në dëm të Telekomit, do të përballen me ligjin. Ai paralajmëroi se Qeveria nuk do të ndajë mjete financiare për Telekomin.
“Nuk mund t’i japim para të popullit një kompanie që në planin e biznesit nuk i ka sqaruar gjërat. Si mund t’i japim para të buxhetit një kompanie që është nën hetime. Duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe mos të nënshkruan askush, as vazhdim të kontratës që është në terma të biznesit e shpjeguar e cila e mbron interesin e kompanisë publike”, theksoi Haradinaj.
Borxhi prej rreth 26 milionë eurosh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë “Z-Mobile”, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.
Borxhi ndaj kompanisë në fjalë është vendosur nga arbitrazhi ndërkombëtar dhe është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nga Gjykata e Apelit.
Kompania Z mobile fillimisht kishte kërkuar qe Telekomi të kthejë borxhin brenda dy javësh, por pas një marrëveshjeje të arritur nga Komiteti ndërministror i Ndërmarrjeve Publike, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe përfaqësues të kompanisë “Z Mobile”, afati i shlyerjes se borxhit është 15 qershori i këtij viti.
Për gjendjen në Telekom, Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit të kaluar ka miratuar një rezolutë në të cilën parashihen masat konkrete që duhet të ndërmarr Qeveria e Kosovës për të përmirësuar gjendjen në Telekom dhe postë.
Kurse, para disa muajsh është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar, për Telekomin dhe Postën, i cili tashmë ka miratuar listën e personave të cilët pritet të intervistohen për një kontratë të nënshkruar ne mes Telekomit dhe kompanisë “Z-Mobile”. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'