Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, tha se Telekomi duhet të privatizohet në mënyrë që kompania të dal nga kjo gjendje në të cilën është.
Lluka ka shtuar se çdo ndërhyrje politike në Telekom rrezikon një arbitrazh të dytë.
“Sa i përket mendimit tim si qeveri, ne e kemi shumë të qartë që hapat e ardhshëm janë ristrukturimi, rritja e vlerës dhe privatizimi. Unë mendoj që privatizimi është forma e duhur, si çdo shtet tjetër i zhvilluar, për ta mbajtur një ndërmarrje si Telekomi në një gjendje të mirë. Privatizimi do të thotë se ne do të mbetemi aksionar në një shumë të konsiderueshme të aksioneve, prej 25-49 për qind, por pjesa e vendimmarrjes prej 51 për qind duhet të privatizohet. Çdo ndërhyrje politike e drejtpërdrejt e rrezikon një arbitrazh të dytë të mundshëm ku ne jemi shumë të pambrojtur, prandaj është shumë me rëndësi që t’i bëjmë detyrat tona në shtëpi”, ka thënë Lluka.
Ai ka treguar se Telekomit duhet t’i bëhet një ekspertizë financiare dhe një mendim ligjor.
“Sa i përket raportit me Telekomin dhe Dardafonin, janë dy gjëra kryesore që përcaktojnë të ardhmen. E para duhet të bëhet një ekspertizë, që është në kontraktim e sipër nga katër kompani financiare kryesore në botë, që do të bëhet një matricë financiare për dëmin apo jodëmin financiar që kontrata shkakton. E dyta, një mendim ligjor me ekspertë të jashtëm, të cilët përfundimisht do ta japin një mendim ligjor. Këto dy dokumente kryesore do ta vendosin të ardhëm në mes Telekomit dhe Z-Mobile”, ka treguar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe