LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj tregon se si u arrestua sot nga policia në banesën e tij (Video)

Molliqaj tregon se si u arrestua sot nga policia në banesën e tij (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, është deklaruar lidhur me arrestimin e tij të sotëm nga Policia e Kosovës.

Ai përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës e ka arrestuar pa paralajmërim dhe pa ftesë nga ndonjë institucion i shtetit.


“Sot rreth roës 8:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës erdhi dhe më arrestoi në banesën time në Prishtinë në të cilën jetoj me qira, pa paralajmërim dhe pa ftesë paraprake nga asnjë institucion i shtetit. Aty e kuptova që me datën 12.05 përkatësisht dje, Gjykata kishte marrë vendim për arrest timin në një lidhje me një rast që ka të bëjë me një protestë të vitit 2015, ku këtë protestë e kishim organizuar si VV. Kjo dukuri duket e çuditshme dhe e zakonshme, për shkak se vendimi për arrestimin tim ,për një rast që ka ndodhur 4 vite më herët, merret ditën e diel, kur gjykatat janë në ditë pushimi”, ka thënë ai.

Molliqaj ka theksuar se drejtësia në Kosovë është e kapur.

“Pavarësisht sjelljes së mirë të Policisë së Kosovës që më arrestuan dhe më dërguan në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ky rast dëshmon se drejtësia në Kosovës është e kapur. Paramendojeni nëse një gjë e tillë i ndodhë deputetit të Kosovës, ku gjykatat për motive politike arrestojnë pa respektuar procedurat ligjore që i obligojnë, çfarë do të thotë kjo për një qytetar të zakonshëm”, është shprehur ai, transmeton Telegrafi.

Molliqaj po hetohet për sulm ndaj komandantit të Policisë
Lexo po ashtu Molliqaj po hetohet për sulm ndaj komandantit të Policisë

Sipas tij, në të gjitha protestat ku ai ka marr pjesë, kanë qenë protesta të drejta dhe me qëllime politike.

“Çdo ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në lëndët e hapura ndaj meje dhe aktivistëve të tjerë i konsideroj si veprime politike. Asnjëra nga protestat që i kemi organizuar nuk i bije pishman, sepse konsideroj se e kam ndihmuar procesin në Kosovë. Kosova ka nevojë për një shtet të së drejtës ku respektohen procedurat, liritë dhe të drejta të njeriut, jo vetëm për ata që kanë fuqi por për secilin. Kosova vazhdon me pas prioritet në rend të ditës përndjekjen politike e kurrsesi përndjekjen e politikanëve të korruptuar, që po e zhvatin Kosovën. Unë po e vazhdoj tani aktivitetin tim politik dhe bashkë me ju do ta vazhdojmë”, ka thënë ai.

Ndryshe Prokuroria Themelore e Prishtinë, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit Dardan Molliqaj, më 22 tetor 2015, është pranuar kallëzimi penal i ushtruar nga Policia e Kosovës, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori