LAJMI I FUNDIT:

Publikohet aktgjykimi për dy të akuzuarit në rastin e laboratorit më të madh të drogës në Evropën Juglindore

Publikohet aktgjykimi për dy të akuzuarit në rastin e laboratorit më të madh të drogës në Evropën Juglindore

Pas aktit prokuror nga ana e Prokurorisë Themelore Publike dhe seancave të mbajtura, sot Gjykata Themelore Shupi 1 ka publikuar aktgjykimet ndëshkuese për dy të akuzuarit, në lëndën e laboratorit më të madh të prodhimit të drogave sintetike në Evropën Juglindore.

Për veprën “prodhim joligjor dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, i akuzuari S.SH është dënuar me tetë vjet burg, ndërsa i akuzuari A.H është dënuar me katër vjet burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas publikimit të aktgjykimit, prokurori kompetent ka propozuar masën e paraburgimit për dy të akuzuarit, deri në shpalljen e aktgjykimit të plotfuqishëm. Gjykata pranoi propozimin për S.SH, ndërsa shfuqizoi paraburgimin për të akuzuarin A.H. Prokurori paralajmëroi ankesë për vendimin ndaj A.H.


Në Tetovë zbulohet laboratori më i madh i drogave sintetike, Prokuroria jep detaje për aksionin në Reçicë
Lexo po ashtu Në Tetovë zbulohet laboratori më i madh i drogave sintetike, Prokuroria jep detaje për aksionin në Reçicë

Ndryshe, në maj të vitit të kaluar nga hetimet disa mujore Prokuroria Themelore Publike në bashkëpunim me Prokurorinë e Serbisë, u ngrit aktakuzë ndaj dy shtetasve të Serbisë dhe pesë të Maqedonisë, të cilët dyshoheshin për prodhim të lëndëve narkotike, në një laboratori e cila ishte vendosur në Tetovë.

Në shtator të vitit 2018 Gjykata solli vendim me të cilin dënoi me burg disa të akuzuar, edhe atë: M.Z me 11 vjet, S.K me 9 vjet, I.SH dhe Z.D me shtatë vjet, ndërsa A.M me katër vjet.

Për këtë vendim Prokuroria dorëzoi ankesë në gjykatën e shkallës së dytë, e cila të akuzuarit M.Z dënimin ia rriti në 13 vjet burg, S.K në 11 vjet burg, A.M në gjashtë vjet burg, ndërsa për të akuzuarit I.SH dhe Z.D konfirmoi dënimin e mëhershëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori