LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Austri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të homologut të tij, Kryetarit të Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Xhaferi është i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Republikën e Austrisë, Rexhail Ismaili – kryetar i Grupit për bashkëpunim dhe Meri Lazarova, anëtare e Grupit për bashkëpunim si edhe Cvetanka Ivanova, Sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, parashikohet që delegacioni të realizojë takim me Volfgang Sobotka, me nënkryetarin e Këshillit Federal Magnus Bryner, me anëtarët e grupit bilateral parlamentar Austri – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kryetaren Stefani Krisper dhe anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme-Politike me kryetarin Andreas Shider./Telegrafi/