LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që krijoi Ditën e Nënës përfundoi duke e urryer

Gruaja që krijoi Ditën e Nënës përfundoi duke e urryer

Për këdo që nuk është në dijeni, 12 maji i dedikohet NËNËS! Si në çdo vit tjetër, edhe këtë 2019 mbarë globi pritet të bëjë shpenzime të konsiderueshme në emër të dashurisë për gratë që na sollën në jetë

Nëse edhe ju e urreni gjithë këtë komercializim të ditës ndërkombëtare të nënës, imagjinoni si do ndihej Anna Jarvis po të ishte gjallë, gruas që iu desh të kalonte shumë peripeci derisa të bënte të mundur nderimin e nënës qoftë thjesht dhe vetëm në një ditë të vitit.


Megjithatë, pak para se të ndërronte jetë, Jarvis pranoi se pendohej për shumëçka lidhur me Ditën e Nënës. Nëse do të jetonte ende, Anna do të ish’ duke përjetuar makthin më të madh të jetës së saj.

Përpara se të ndërronte jetë, mamaja e saj, Anna Reeves Jarvis shpresonte që dikush t’i dedikonte një ditë speciale mamave. Kur ajo ndërroi jetë më 9 maj 1905, Jarvis vendosi ta bënte ëndrrën e së ëmës realitet.

Kështu nisi një fushatë jo vetëm ndaj mamasë së saj, por ndaj kujtdo. E gjitha nisi fillimisht në qytetin e saj të lindjes, Grafton, Virginia perëndimore, e cila shënon vendin e parë që mundësoi organizimin e kësaj feste zyrtare (tre vite më vonë) në kishën Andrews Methodist Episcopal që sot konsiderohet si vendi i shenjtë përsa i përket kësaj dite të shënuar.

Në 1914- n, presidenti Woodrow Wilson nënshkroi një projekt- ligj që njihte ditën e nënës së Jarvis- it si festë kombëtare.

Ka një arsye përse është Dita e Nënës dhe jo e nënave

Qëllimi i kësaj dite ishte një dhe i vetëm: nderimi i nënës më të mirë që ka jetuar ndonjëherë sipas teje. Shkurt, nënën tënde. Por sot, festa ka marrë përmasa globale duke uruar këdo që është bërë nënë apo të festuarit mes mamash, pa praninë e fëmijëve.

Kështu, Jarvis mohoi festën e saj

Jarvis nuk mund ta kapërdinte faktin që njerëzit shpenzonin kaq shumë para për lule, çokollata apo dhurata me çmime marramendëse. Si fillim protestoi ndaj luleshitësve të cilët rrisnin çmimet në ditën në fjalë. Më pas akuzoi zonjën e parë Eleanor Roosevelt për përdorimin e Ditës së Nënës si një mënyrë për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe grave. Jarvis- it nuk i pëlqente kjo lidhje dhe deformim që po i bëhej festës.

Jarvis vdiq në sanatorium në 1948- n. Sot njerëzit vazhdojnë ende të blejnë lule, bizhuteri… dhe mesatarisht pritet që sot, vetëm populli amerikan të shpenzojë plot 25 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Këshilla dhe arsye
Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?

Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?

Këshilla dhe arsye
Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Fëmija juaj
Kalo në kategori