LAJMI I FUNDIT:

Unitedi konfirmon largimin e Herreras nga klubi me një video emocionuese  

Unitedi konfirmon largimin e Herreras nga klubi me një video emocionuese  
Ander Herrera (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka konfirmuar me anë të një video se Ander Herrera do të largohet nga klubi këtë verë pas pesë vitesh me ekipin nga Old Trafford.

Thashethemet e interesimit nga Paris Saint-Germain kanë qarkulluar për një kohë të gjatë kur 29-vjeçari hyri në vitin e fundit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq.


Megjithatë, mesfushori ende nuk ka bërë ndonjë njoftim në lidhje me destinacionin e tij të ardhshëm, por ka marrë kohë për të bërë një lamtumirë nga klubi në të cilin ai fitoi FA Cup, Carabao Cup dhe  Ligën e Evropës.

PSG arrin marrëveshje personale me Herreran
Lexo po ashtu PSG arrin marrëveshje personale me Herreran

“E kuqja është në zemrën time, e dija që nga hera e parë që luajta këtu dhe në momentin që fillova ta vesh atë”, shprehet fillimisht spanjolli në një video lamtumire të lëshuar nga klubi.

“Një klub me mijëra tifozë që respektojnë dhe kujtojnë të gjithë lojtarët që japin gjithçka”.

“U ndjeva i veçantë kur dëgjova emrin tim duke e kënduar. U ndjeva krenar kur tifozët vendosën se isha pjesë e kësaj historie të pabesueshme”.

Ander Herrera (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Sa herë që përfaqësoja këtë klub, në çdo ndeshje, në fitore dhe humbje, madje edhe kur nuk munda të ndihmoja nga fusha, kuptova se çfarë do të thotë ky klub”.

Solskjaer konfirmon tërthorazi largimin e Herreras nga Unitedi  
Lexo po ashtu Solskjaer konfirmon tërthorazi largimin e Herreras nga Unitedi  

“Unë do të kujtoj secilën nga pothuajse 200 ndeshje që kam luajtur me këtë fanellë, sepse duke luajtur për klubin më të madh në Angli ka qenë një nder i vërtetë”.

“Faleminderit për këto pesë vite të mrekullueshme”, ka përmbyllur Herrera lamtumirën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori