LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon që SHBA-ja të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Haradinaj kërkon që SHBA-ja të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Deputeti i Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se në Samitin e Berlinit nuk ka pasur konfrontim mes përfaqësuesve dhe se një qëndrim unik do të kontribuonte edhe brenda faktorit politik kosovar por edhe të jemi unik karshi Serbisë.

Për zhvillimet politike në vend, Daut Haradinaj tha se janë aktiv në të gjitha zhvillimet për finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës me Serbinë, dhe kurdo që të ndodh kjo të jetë në favor të Kosovës.

”Një pjesë e ekzekutivit por edhe si legjislacion jemi pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve, i kemi bërë pozicionet politike qysh në fillim, është një trend që ne e quajmë drejt finalizimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i kemi pas edhe disa biseda me partnerët e koalicionit që deri diku i kemi përafruar që finalizimi i kësaj marrëveshje kurdo që të ndodhë të jetë në favor të Kosovës” tha Daut Haradinaj, në RTK3.


Haradinaj gjithashtu tha se kërkesa e Kosovës është angazhimi direkt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

”Në Samitin e Berlinit nuk mendoj që ka pas konfrontim më shumë ka pasur qëndrime të ndryshme, por gjithmonë e kemi bërë të qartë edhe sa ishim në Kosovë edhe sa ishim në Berlin. Qëndrimi unik mund t’i kontribuoj shumë më shumë edhe brenda faktorit politik kosovar por njëjtën kohë edhe të jemi unik karshi Serbisë. Nuk ka qenë situatë edhe e lehtë por duket qartë e mira e gjithë asaj në tërësi, sipas mendimit tim, është se tema e dialogut me Serbinë ka kaluar në nivel ma serioz, do të thotë kërkesa jonë eksplicite është edhe angazhimi direkt i SHBA-ve, mendoj po që se kyçen po ashtu edhe fuqitë e Evropës jemi shumë ma komod dhe në pozicionin tonë të përfitojmë në raport me Serbinë” tha Haradinaj.

Në Samitin e Berlinit, Kosova është përfaqësuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Samiti i Berlinit është mbajtur me 29 prill.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori