LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, punëtori që punonte në fidanishte vret shefin e tij

Tetovë, punëtori që punonte në fidanishte vret shefin e tij

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, i punësuari që punonte në fidanishte në Tetovë ka vrarë shefin e tij me gurë në kokë pas fjalosjes verbale.

Prokuroria Publike për momentin po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes ku është vrarë banori 60 vjeçar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtojnë nga PThP, sot në orën 13:30, 45 vjeçari banor i fshatit Jançishte, ka vrarë shefin e tij, 60 vjeçarin shtetas të Mbretërisë së Holandës.


“Ngjarja ka ndodhur në lulishte në fshatin Preljubishte. I dyshuarit i punësuar në punishte së pari ka nisur fjalosje gojore, dhe më pastaj fizikisht ka sulmuar shefin e tij. Goditja me gurë në kokë ka që fatale”, thuhet në njoftimin e PThP-së.

Prokurori Publik dha urdhër të sigurohen dëshmitë për ekspertizë të mëtejshme dhe për autupsinë e trupit të ndejrë. Janë marrë edhe incizime video nga një dëshmitar në vendngjarje. I dyshuari është privuar nga liria, ndërsa hetimi në prokurori vazhdon deri në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/