LAJMI I FUNDIT:

Ministri Matoshi dhe ambasadori i Turqisë, Sakar dakordohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Ministri Matoshi dhe ambasadori i Turqisë, Sakar dakordohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin ka biseduar për investimet e shtetit të Turqisë dhe bashkëpunimin në fushën e mjedisit.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Turqia mbetet një partner serioz dhe një shtet i rëndësishëm për Kosovën si në investime ekonomike ashtu edhe në fushën e mjedisit.


“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me shtetin e Turqisë sa i përket fushës së mjedisit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë një sërë masash teknike dhe ligjore për përmirësimin e ambientit”, tha ministri Matoshi.

Ministri Matoshi dhe ambasadori Sakar, kanë diskutuar edhe për iniciativën e fundit të MMPH-së për rregullimin e përdorimit të qeseve të plastikës, shisheve të plastikës dhe kënaçeve.

“Çështja e përdorimit të qeseve të plastikës, shisheve, duhet të rregullohet sepse hedhja e tyre vend e pa vend nuk po jep një pamje të mirë për shtetin tonë”, deklaroi ministri Matoshi.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për mbështetje të Kosovës në fushën e mjedisit.

“ Qeveria ime është e interesuar të vazhdojë ndihmën për Kosovën. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju dhe të gjejmë rrugën e duhur për investime në fushën e mjedisit”, deklaroi ambasadori Sakar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori