LAJMI I FUNDIT:

Mozzik: Loredanën do ta përkrahi gjithmonë

Mozzik: Loredanën do ta përkrahi gjithmonë
Mozzi dhe Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Loredana Zefi gjatë ditëve të fundit ishte një ndër rep-artistet që u përfol më së shumti në Kosovë dhe Zvicër.

Këngëtarja shqiptare ishte arrestuar dhe më pas liruar nga autoritet zvicerane me dyshimet se ka mashtruar, zhvat dhe kërcënuar një çift zviceran, Petra dhe Hans Z.

Rreth këtyre akuzave ka folur edhe bashkëshorti i këngëtares, Mozzik, i cili ka mohuar akuzat dhe i ka dhënë mbështetje maksimale gruas me të cilën ka një fëmijë.


Zvicerania tregon versionin e saj për Loredanën
Lexo po ashtu Zvicerania tregon versionin e saj për Loredanën

“Çka do që ndodh unë jam me Loredanën. Me të e kam bërë një fëmijë. Më është dashur shumë e tepër me raportimet pa i ditur të vërtetat. Ne kemi vuajtur shumë për të arritur këtu dhe nga sot do të dëgjojmë gjëra të mira”, tha Mozzik.

Theksojmë se artistja akuzohet se ka mashtruar çiftin zviceran përmes zhvatjes dhe kërcënimeve duke i marrë 900 mijë franga zvicerane.

Por, rep-artistja ka mohuar të gjitha këto pretendimet duke i hedhur poshtë akuzat.

“Pika e parë që është më rëndësi është se po e xhiroj një spot. Kjo është planifikuar shumë më herët. Përmes mediave jam informuar rreth rastit, por gjërat janë ndryshe. Nuk kam ditur asgjë për këtë rast. Në vitin 2018 disa pjesëtar të familjes Zefi më kanë treguar se mund të mbyllet ky rast”.

“Unë kam qenë në gjendje për t’i ndihmuar familjarët e mi. Juve ju mbetet të besoni ose në këto gjëra nëse ka të vërteta. Ju premtoj se rasti ka mu sqaruar. Unë nuk kam qenë në burg, unë kam dhënë vetëm deklaratë. Më pas jam liruar dhe kam vazhduar punën time. Paret nuk janë dhënë me dhunë, kërcënime apo mashtrime siç thotë pala tjetër”, tha ajo.

Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër
Lexo po ashtu Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër

Kujtojmë se Loradana është akuzuar edhe nga një mikeshë e ngushtë se i kishte vjedhur qindra euro gjatë qëndrimit në Kosovë.

Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje
Lexo po ashtu Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje

Ndryshe, këngëtarja dhe i dashuri i saj, reperi Mozzik kohët e fundit janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin – Hana. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Pesë gjërat që duhet t’i dini për gruan e Khabib, Patimat Nurmagomedova - të cilën sportisti e mban larg rrjeteve sociale

Pesë gjërat që duhet t’i dini për gruan e Khabib, Patimat Nurmagomedova - të cilën sportisti e mban larg rrjeteve sociale

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Kalo në kategori