LAJMI I FUNDIT:

Problemet me certifikata, MPB premton zgjidhje të shpejtë (Video)

Problemet me certifikata, MPB premton zgjidhje të shpejtë (Video)

Komunat e Kosovës kanë mbetur në mungesë të certifikatave, dhe disa dokumenteve tjera. Kjo si pasojë e anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Bekim Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil ka thënë për Telegrafin se nëntë kompani kanë aplikuar dhe së shpejti pritet të bëhet faza e vlerësimit.


“Është faza e vlerësimit janë procedura që duhet përmbajtur. Shpresoj që shpejt do të kryhen. Nëse nuk ka ankesa procedura e vlerësimit kryhet shpejt e nëse ka, tani kemi fazën e dytë”, ka thënë ai.

Sipas tij brenda Kosovës është bërë një zgjidhje.

“Na brenda Kosovës e kemi bërë një zgjidhje. Me shumë shqetësim jam munduar me bë një zgjidhje edhe jashtë. E kemi pasur një sasi në depo, ato i kanë ruajtur me kujdes për me i pajisur qytetarët. Jemi në fazën e fundit dhe shumë shpejt do të kryhet, besoj në këtë muaj”, është shprehur ai.

Mirëpo ata të cilët më së shumti po dëmtohen janë qytetarët. Sipas tyre është e papranueshme se si Komuna nuk mund të ofrojë një dokument themelor për ta.

Qytetari Arian Morina ka thënë se nëse komuna nuk i ka dokumentet themelore për qytetarë, sipas tij cili është roli i saj.

“Isha për të nxjerr certifikatën e lindjes dhe të martesës, ata më thanë nuk e kanë atë lloj dokumenti, atë lloj letre që duhet për vulë apostile pasi që kjo nuk më pranohet këtu. Më thanë me shkua në Obiliq ose në Podujevë. Ideja e komunës është të punoj me dokumente dhe t’i ketë këto themelore, por nëse edhe këto nuk i ka s’di çfarë roli ka, ose çfarë zgjidhje tjera mund të ofrojnë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërsa Musa Krasniqi kishte ardhur nga Kamenica për të nxjerrë një certifikatë.

“Isha në komunë për një certifikatë të lindjes, mirëpo mora një letër të thjeshtë fotokopje, certifikatë origjinale nuk ka. Jam prej Kamenicë, për herë të parë erdha këtu, nuk e di sa më kryen punë edhe pse nuk është në origjinal”, ka thënë ai.

Ndërsa njëra nga qytetarët ishte e shqetësuar se mos nuk po i pranohej për vizë.

“ Letër kishte të bardha. Nuk ka origjinale, e kam për vizë, nuk e di sa më krijon problem. Më thanë nuk kemi dhe shko në Podujevë që s’kam qenë kurr”, theksoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori