LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Së bashku ndërtojmë Evropë stabile, të fuqishme dhe të bashkuar

Osmani: Së bashku ndërtojmë Evropë stabile, të fuqishme dhe të bashkuar

Në kuadër të shënimit të ditëve të Evropës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i “BE Mëngjesit” tradicional me të cilin Sekretariati për Çështje Evropiane çdo vjet shënon kremtimin e 9 majit – Ditës së Evropës.

“Shënojmë këtë gjashtëdhjetë e nëntë vjetor të Deklaratës së Shumanit, ngjarje që shënon krijimin e Bashkimit Evropian, përfitim më i rëndësishëm dhe më i madh i qytetërimit të botës bashkëkohore; projekt që tani më 70 vite siguron paqe, stabilitet dhe prosperitet, duke e shëndruar Evropën në një vend më të bukur për jetesë” – theksoi Osmani, duke potencuar edhe në sukseset e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë së Veriut kyçet në aspiratat e vendeve – anëtare, në ndërtimin e një Evrope më të fuqishme, më stabile dhe më efikase dhe në të ardhmen në mënyrë të përkushtuar do të punojë në përmbushjen e këtyre qëllimeve”, theksoi Osmani, duke potencuar fillimin e shumë pritur të negociatave, si pjesë e rëndësishme e këtij procesi.


Në ngjarje fjalën e tij e kishte edhe Euroambasadori Zhbogar, i cili theksoi progresin e vendit, duke shprehur shpresë për verifikim të shpejtë të suksesit të vendit, duke i konfirmuar perspektivat evropiane në periudhën qe pason.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, fjalim të shkurtër kishte po ashtu edhe Kryetari i zgjedhur, Stevo Pendarovski, i cili potencoi angazhimin e tij, si Kryetar i ardhshëm, për integrime evropiane të suksesshme të vendit. Pendarovski bëri një paralelizëm të zgjedhjeve Presidenciale në të cilët u zgjodh, si në procesin që ishte i rëndësishëm për vendin, jo për zgjedhjen e tij, por për arsye të vetë procesit, si një shprehje e pjekurisë demokratike dhe politike të vendit, në drejtim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Union. Në mënyrë të ngjashme Pendarovski rikujtoi edhe zgjedhjet e ardhshme evropiane, si një sfidë e rëndësishme vetëm për vendet anëtare që marrin pjesë në këto zgjedhje, por edhe për ne, vende  kandidate, që me kujdes ndjekin frymën politike që do të pasqyrohen në rezultatet nga këto zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori