LAJMI I FUNDIT:

Moody’s: Shlyerja e parakohshme e kredive të FMN-së nga Greqia pozitive

Moody’s: Shlyerja e parakohshme e kredive të FMN-së nga Greqia pozitive

Shlyerja e parakohshme e kredive të Fondit Monetar Ndërkombëtar nga Greqia, do të përmirësojë profilin e kreditit të vendit, pasi do të ulë shpenzimet për interesa dhe zgjasë profilin e maturimit të borxhit, sipas agjencisë Moody’s.

Kreditë e FMN përbëjnë 2.6 për qind të borxhit publik të Greqisë, por bartin norma të interesit shumë më të larta se interesat e kredive nga kreditorët europianë dhe obligacioneve të fundit të qeverisë. Për më tepër, kreditë e fondit kanë një kohëzgjatje shumë më të shkurtër se kreditë që Greqia mori nga Fondi Europian i Stabilitetit Financiar dhe Mekanizmi Europian i Stabilitetit, për t’i shpëtuar krizës.


Greqia planifikon të shlyejë 3.7 miliardë euro ndaj FMN këtë vit edhe tjetrin. Norma e interesit për kredinë e FMN qëndron në 5.13 për qind, krahasuar me 1.4 për qind në mesatare për kreditë e institucioneve europiane apo 3.45 për qind ndaj obligacionit 5-vjeçar të shitur së fundmi.

Athina pret që shlyerja para kohe t’i kursejë rreth 150 milionë euro, apo 0.1 për qind të Produktit te Brendshëm Bruto.

“Irlanda dhe Portugalia, që kanë zhvilluar shlyerje të hershme ndaj fondit kur ishin në fazën fillestare të rifitimit të aksesit në treg, siç është Greqia aktualisht, shtuan besimin e investitorëve”, përfundon Moody’s. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori