Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka thënë se paka minimale në vend duhet të ndryshojë, pasi që ajo nuk ka ndryshuar që nga 2011.
“Një gjë është e sigurt, paga minimale në vend duhet të ndryshoj. Mos të harrojmë që prej vitit 2011 nuk kemi lëvizje të pagës minimale”, tha ai.
Aktualisht paga minimale në Kosovës është në dy kategori 130 euro dhe 170 euro.
“Paga minimale në vend nuk ka shënuar lëvizje që nga vitit 2011, ne me angazhim maksimal kemi punuar në kuadër të KES-it, ku kemi përcaktuar kriteret për rekomandim për pagën minimale. Komisioni profesional në dhjetor të vitit 2017 ka nxjerr rekomandim që paga minimale të ndryshojë në 250 euro dhe të njëjtin rekomandim e kam përcjellë në qeveri”, tha Reçica.
Sipas tij, ka pasur diskutime se ky ndryshim mund të prek skemat pensionale. “Por opinioni ligjorë ka konstatuar se ky ndryshim nuk i prekë skemat pensionale”, tregoi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Pas konstituimit të Këshillit Ekonomik e Social Reçica ka thënë se mund të ketë propozime për pagën minimale.
“Tani nuk mund të them se paga minimale do të jetë 250 apo do të jetë më e lartë se 250 euro. Janë disa kritere sipas Udhëzimit Administrativ, ku komisioni bënë disa analiza të kostos së shportës familjare, fuçisë së tregut të punës. Komisioni Profesional nxjerr propozimin që paga të jetë 250 euro ose më e lartë mbi bazën e kritereve të përcaktuara. Por brenda një kohe jo shumë të gjatë do ta kemi një propozim të ri”, tha ai .
Ministri Reçica ka folur edhe për pushimin e lehonisë ku ka thënë se përherë të para do të përkrahen me nga 100 euro edhe nënat e papunësuar për 6 muaj nga Qeveria.
Në Ligjin për lehonat për herë të parë kemi nxjerrë propozim që të jenë përfituese edhe nënat lehona që nuk punojnë mbështeten me një periudhë 6 mujore në shumë prej 100 eurove për muaj”, tregoi ai.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në Emisionin “EKONOMI” ka treguar se nënat lehona të cilat punojnë do të mund të pushojnë 12 muaj 3 muaj me pagesë nga punëdhënësi me pagesë 70 për qind të pagës, 6 muaj pagesë nga qeveria si dhe tre muaj pa pagesë.
Kostoja vjetore e implementimin të pushimit të lehonisë, sipas tij, është rreth 16 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze