LAJMI I FUNDIT:

Ajdini: BSPK proteston më 1 Maj, nuk e pranon pagën minimale nën 300 euro (Video)

Ajdini: BSPK proteston më 1 Maj, nuk e pranon pagën minimale nën 300 euro (Video)

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për gjendjen e të punësuarve, kushtet e punës si dhe për rastet e vdekjeve në punë.

Ai ka bërë të ditur se punëtorët e Kosovës do të protestojnë më 1 Maj në Prishtinë.

“Ftoj të gjithë punëtorët që të mërkurën të dalin në protestë nga ora 11:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ e deri të Teatri Kombëtar së bashku me kërkesat tona. Kërkesat kryesore janë për marrëveshjen kolektive, ajo duhet të nënshkruhet sepse kësaj marrëveshje i ka skaduar afati, duhet të përsëritet nënshkrimi, aty përfshihet ligji i punës por ka edhe disa benefite për punëtorët. Punëtorët që dalin në pension pagat përcjellëse etj”, ka thënë Ajdini.

Ai kërkoi urgjentisht nga Qeveria Haradinaj që të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes kolektive.

“Kemi pasur takime me kryeministrin Haradinaj, ai ka pasur vetëm premtime ende nuk pa pasur ndonjë realizim, kështu është duke u përfolur që paga minimale të jetë 250 mirëpo, si BSPK nuk e pranojmë që paga minimale të jetë nën 300 euro”, tha ai.

Kryetari i BSPK-së, tha se të drejtat e punëtorëve po shkelen në të gjithë sektorët, teksa shtoi se sektori i ndërtimit është më i ndjeshmi.

“Nëse ne tentojmë që fuqinë punëtore dhe rininë tonë ta ndalim në Kosovë, sikur po thotë Qeveria, duhet të ndalën e të mos shkojnë jashtë, atëherë duhet të respektohet punëtori me pagë me dinjitoze, duke respektuar rregullat ligjore. Federata e ndërtimtarisë ankohet se punëtori punon 12 orë dhe paguhet vetëm për 8 orë. Këtu Qeveria duhet ta luftojë këtë çështje, sepse kjo punë është në të zezën dhe duhet të luftohet. Ndërtimtaria është sektori më i ndjeshëm ku po ndodhin fatalitete”, Ajdini.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, gjatë intervistës për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com

“Punëdhënësit duhet ta sigurojnë vendin e punës. Punëtorët detyrohen të punojnë jashtë orarit të punës, dhe nuk paguhet ajo pjesë, aty e kemi problemin. Kërkoj nga të gjithë punëdhënësit që sa më parë të ngritët paga minimale dhe të mos i lejojmë punëtorët të emigrojnë, sepse dikur edhe po të paguhen nga 500 apo 600 euro nuk do të rrijë askush”, deklaroi kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.

Sipas ti, largimet nga vendi i të rinjve po ndodhin në mungesë të kushteve dhe ata po largohen për një jetë dhe vend pune më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori