Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, ka treguar detaje interesante nga fillimet e para të aksioneve të armatosura ndaj pushtetit serb në Kosovë.
Gagica, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pas formimit të LDK-së në Prishtinë, ai mori mbështetje nga Rugova që të themelonte edhe degët e diasporës.
Ai tha se pas konsolidimit politik kishte filluar edhe mbledhja e financave e më pas edhe formimi i ekipeve për mbrojtje.
“Nuk ka qenë ideja që të fillohet rezistenca e armatosur në atë kohë, por fillimi i përgatitjes së bazave në pikat strategjike të kalimit e të urave të ushtrisë jugosllave që kanë qenë objekte më rëndësi që i parashihnin ushtarakët e asaj kohe”.
Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani ka thënë se aksione luftarake ka pasur qysh nga viti 1994 nga Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti.
“Ka pasur raste kur Rugova ka thënë se nëse rrezikohet politika paqësore të distancohej nga këto degë, pasi kishte presion të madh nga amerikanët”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gagica ka treguar edhe një rast kur Amerika e kishte paralajmëruar Rugovën për përmbajtje pas disa aksioneve në Kosovë ndaj caqeve serbe.
“Në vitin 1994 ishte Sali Çekaj në rrethin e Dukagjinit. Në Prishtinë ishte bërë një përpjekje për atentat ndaj rektorit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës që ishte serbe që dukej se ishte bërë nga grupi i Zahir Pajazitit, në Drenicë Adem Jashari kishte filluar aksionet ndërsa edhe në Ferizaj kishte disa veprime ndaj Serbisë. Washingtoni dhe Boni ishin alarmuar se çfarë po ndodhë në Kosovë”.
“…Mbaj mend që Rugova kishte deleguar një anëtarë të Kryesisë nga Prishtina në Shtutgard që të jeni të kujdesshëm sepse kemi vërejtje serioze. Ne erdhëm në përfundim se në rast se rrezikohej politika paqësore do të tërhiqnim të gjithë ata që ishin në zyrat e LDK-së në Gjermani bashkë me mua dhe Sali Çekajn”, tha ndër të tjera Hafiz Gagica./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje