LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Heqja e taksës do të krijonte kushtet për rifillimin e dialogut

Mogherini: Heqja e taksës do të krijonte kushtet për rifillimin e dialogut

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini shpreson që në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi të dominojë mençuria e zgjuarsia, pasi siç tha ajo “askush nuk do të fitonte nga ky ngërç i vazhdueshëm në dialog, as Kosova dhe as Serbia, por as pjesa tjetër e rajonit”.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Mogherini theksoi se dialogu ka sjellë rezultate që kanë qenë të rëndësishme për vite me radhë si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën dhe rajonin.

“Muajt e fundit kanë qenë të vështirë që nga momenti që mund të kishte hyrë e gjitha në një fazë negocimesh më intensive dhe objektivi ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjore të dakoruar për të arritur harmonizimin e normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha ajo.


“Gjatë muajit të fundit, vendimi i qeverisë së Kosovës për të përcaktuar 100% tarifa për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë krijuar një ambient, i cili nuk është frutdhënës për dialogun dhe është edhe në shkelje të marrëveshjeve të cilat ka nënshkruar Kosova. Nga ana jonë e Bashkimit Europian, por edhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë, kemi kërkuar që të hiqen këto tarifa dhe kjo do të krijonte menjëherë kushtet që dialogu të rifillonte”, – vuri në dukje kryediplomatja e BE-së.

“Nëse tarifat do të hiqeshin sonte, unë do të bëja thirrje që në mëngjes nesër për një seancë të re të dialogut. Dhe kjo ishte e vështirë dhe e dhimbshme si zakonisht, por produktive. Tashmë përgjegjësia është në dorën e vendimmarrësve në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që ne po heqim dorë nga lehtësimi i dialogut dhe me ç’di unë, ne nuk jemi pjesë e ndonjë plani të caktuar. Roli i lehtësuesit do të thotë të krijosh kushtet, mundësinë, hapësirën që të dyja palët të bëhen bashkë. Dialogu është i tyre nuk është yni. Ne jo vetëm respektojmë pozicionet dhe qëndrimet negociuese të secilës palë, por ne marrim shumë seriozisht edhe rolin tonë dhe rolin tim personal të mos përcaktimit të marrëveshjeve të ardhshme, por lejimin e një marrëveshjeje normalizimi”, tha Mogherini./Atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori