LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përsërit se Thaçi dhe Rama kërkuan heqjen e taksës në Samitin e Berlinit

Haradinaj përsërit se Thaçi dhe Rama kërkuan heqjen e taksës në Samitin e Berlinit

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i pari i  kësaj partie Ramush Haradinaj ka folur edhe për Samitin e Berlinit.

Ai përsëriti edhe një herë se në Samit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macronn kanë kërkuar suspendimin e taksës 100 për qind për mallrat serbe.

Thaçi - Rama, pajtohen për hapjen e kufirit mes dy vendeve si dhe përmendet bashkimi i Luginës me Kosovën
Lexo po ashtu Thaçi - Rama, pajtohen për hapjen e kufirit mes dy vendeve si dhe përmendet bashkimi i Luginës me Kosovën

“Në pjesën e parë të Samitit kemi folur unë dhe presidenti Hashim Thaçi, kjo pjesë ka kaluar në frymën e qartësimit të pozicioneve. Në pjesën e bisedave direkte palë me palë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez,Emmanuel Macronn kanë kërkuar nga unë mundësinë e suspendimit të taksës dhe lehtësimit të dialogut, dhe aty kam shpjeguar se si unë si i pari i Qeverisë jam detyruar çdo ditë të shkojë në vende ku kanë ndodhur masakra në Kosovë nga forcat serbe dhe pse është një situatë të tillë e më shumë dhimbje unë kam ardhur në takim dhe pa asnjë kusht. Dhe kështu jam mbrojtur për mos heqjen e taksës”, deklaroi Haradinaj, transmeton Telegrafi.


Rama i reagon Haradinajt: Askush s'i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën
Lexo po ashtu Rama i reagon Haradinajt: Askush s'i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën

Haradinaj theksoi përsëri se në Samitin e Berlinit, presidenti i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë kërkuar heqjen e taksës.

“E vërtetë është që edhe presidenti Rama dhe Thaçi kanë kërkuar nga unë që të suspendoj taksën dhe të kem mirëkuptim ndaj kancelares Merkel dhe presidentit francez Macronn. Kjo ka qenë e vërteta e zhvillimeve atje”, tha ai.

Haradinaj tha se do të ishte më mirë sikur pala kosovare të shkonte me një qëndrim në Samitin e Berlinit, dhe që dialogu nuk duhet të kushtëzohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori