LAJMI I FUNDIT:

Arben Llapashtica, fitues i garës së fotografisë të organizuar nga BERZH-i

Arben Llapashtica, fitues i garës së fotografisë të organizuar nga BERZH-i

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica, është shpallur fitues i garës së fotografisë të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), me bazë në Londër. Lajmin e bën të ditur vet autori.

“Sapo Banka Evropiane në Londër (BERZH) ka publikua foton fituese të Kosovës, respektivisht Rugovës. Meqë ka qenë një garë e ngushtë në mes të Kosovës dhe Serbisë, desha me ju falënderua shumicës nga ju që e keni pëlqy dhe shpërda foton time. Fotoja do te shfaqet sot në takimin vjetor të EBRD në Sarajevë këtë vit si nikoqire”, ka shkruar Llapashtica në profilin e tij në Facebook.

Fituesi i garës u shpall në bazë të pëlqimeve që kishte marrë në platformat Instagram dhe Facebook. Ndërsa, të drejtë pjesëmarrjeje kishin të gjithë pasionantët e Ballkanit Perëndimor nga mbarë bota.