Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”, ka thënë se shqiptarët dhe serbët janë dy fqinjë dhe kjo gjë nuk mund të ndryshojë.
Sipas tij e kaluara është tragjedi, por duhet vazhduar përpara.
“Ne jemi fqinjë shqiptarët dhe serbët. Nuk mund më të zgjedhim, dhe nuk ka si ndryshon kjo. Dy fqinjë mund të zgjedhin a duan të jetojnë në telashe apo në paqe. E vërteta është që e kaluara është telashe, nënkupton tragjedi, dhimbje e shumëçka tjetër. A vjen ndonjë brez që dëshiron ta ndryshojë këtë, është vendim që duan popujt në të dy anët. Në Kosovë jemi të interesuar për paqe, jemi të interesuar të kalojmë në ardhmëri. Besoj që kjo është vërtetuar me pjesëmarrjen tonë në dialog”, ka thënë ai.
Haradinaj ka theksuar se në Samitin e Berlinit ka shkuar pa asnjë kusht. Ai ka thënë se nga përvjetori i një masakre është nisur për në Samit, ndërsa atje i janë vënë kushte, transmeton Telegrafi.
“Jam kryetar i një populli të vogël më shumë probleme, edhe koha është problem më i madh i imi, por nuk guxoj pa shkuar deri në Krushë kur është përvjetori, sepse nëse nuk shkoj, ato nëna, ata familjarë më mallkojnë. Kur shkoj tek këto masakra, këta familjarë ankohen duke thënë se nuk është vendosur drejtësia, nuk janë dënuar ata që i kanë kryer këto, nuk janë kthyer ende trupat pa jetë nga Serbia, statusi ynë ende nuk është zgjedhur si familje të martirëve, dhe na qesin kushte se si të flasim me Serbinë. Unë shkoj në Berlin sepse duam të ecim përpara. Është gabim pozicioni edhe i Washingtonit edhe i evropianëve, edhe i Berlinit, edhe i Parisit, që t’ia pranoj kushtin Serbisë për vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës. Kujt me i qit kushte kryetarit të Qeverisë që vjen nga Meja”, ka theksuar ai.
Ndër të tjera Haradinaj ka theksuar se nëse nuk vendoset korrektësi në parime është vështirë të arrihet rezultati.
“Jemi për një marrëveshje të paqes por duhet të vërtetohet e vërteta”, shtoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje