LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Ajax – Tottenham Hotspur

Analizë dhe parashikim: Ajax – Tottenham Hotspur

Sot do të përcaktohet finalisti i dytë në Ligën e Kampionëve pas Liverpolit. Ajax dhe Tottenham Hotspurs do të mundohen të vendosin emrin e tyre në finalen e Madridit.

Vendi:
 Johan Cruyff,  Liverpool

Koha: E mërkure, 8 maj, 21:00

Stadiumi holandez ka kapacitet prej 54990 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve


Ajax

Carel Eiting është sërish shqetësimi i vetëm i Ajaxit për ndeshjen kundër Tottenhamit.

Intervenimi i Eric ten Hag vjen vetëm në pozitën e djathtë me Noussair Mazraouin, i cili shpreson të rimarrë veten dhe zëvendësojë Joel Veltman.

Pjesa tjetër e Ajaxit do të jetë si në ndeshjen e javës së kaluar në Londër.

Lojtarët që do të mungojnë

Tottenham Hotspur

Son Heung-Min është në dispozicion pasi kaloi dënimin me një ndeshje dhe pritet të startojë që nga minuta e parë te londinezët.

Jan Vertonghen pësoi një lëndim të keq pas një përplasjeje me Andre Onanan në pjesën e parë, por nuk tregoi efekte të këqija dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Amsterdam.

Erik Lamela do të vlerësohet për pjesën tjetër, por Serge Aurier, Harry Kane dhe Harry Winks nuk do të jenë të gatshëm për Mauricio Pochetinon.

Top lojtarët

Fakte

Ajaxi është i pamposhtur në 18 nga 19 ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Pesë ndeshjet e fundit të Ajax-it në shtëpi kanë prodhuar mbi 3.5 gola të përgjithshme.

Dy ndeshjet e fundit të Tottenhamit në Holandë janë shënuar në total dhjetë gola (3-3, 2-2).

Tottemhami si mysafir i ekipeve holandeze ka bilanc prej nëntë fitoreve, pesë barazimeve dhe katër humbjeve.

Ajax nuk ka fituar si vendas në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat (B4, H3).

Tottenham në këtë garë evropiane në fazën post grupore si mysafir ka bilanc prej një fitore dhe nga dy barazime dhe po aq humbje.

Analizë

Ajax do të jetë plot besim përpara ndeshjes së dytë me Tottenham Hotspurs. Gjigantët holandezë morën një fitore në takimin e parë me rezultat 1-0 në Londër dhe do të kërkojnë finalen e Ligës së Kampionëve.

Tottenham në xhiron e fundit në kampionatin vendas pësoi humbje 1-0 kundër Bournemouthit, një lojë ku me karton të kuq u përjashtuan Son Heung-min dhe Juan Foyth.

Spurs kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe kanë humbur nëntë nga 10 të fundit duke përjashtuar fitoren kundër Borussia Dortmundit.

Futbollistët e ekipit londinez janë të motivuar pas triumfit të Liverpoolit kundër Barcelonës gjersa Ajaxi duhet të menaxhojë rezultatin e takimit të parë.

Parashikimi: Ajax 1-2 Tottenham

Në trend Sport

Më shumë
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

La Liga
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Kalo në kategori