LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk ishte Messi: Statistikat tregojnë se argjentinasi u “zhduk” në Anfield Road

Messi nuk ishte Messi: Statistikat tregojnë se argjentinasi u “zhduk” në Anfield Road

Këtë herë nuk u shfaq. Këtë herë Anfield Road “gëlltiti” Lionel Messin. Argjentinasi nuk e arsyetoj epitetin e lojtarit më të mirë në botë. Këtë herë Liverpooli u bë Romë dhe Anfield u shndërruar në Olimpico gjersa Leo nuk ishte Leo.

Statistikat e dhjetë lojtarëve të Barcelonës janë më se të matshme. Messi nuk shfaqi rrezikun që zakonisht e gjeneron, as nuk krijoi raste për kolegët.

Ai nuk ka kontribuar në repartin sulmues dhe shumë më pak mbrojtës. Të dhënat reflektojnë ndeshjen e humbur të Messit. Ai mezi u duk në fushë dhe numri i pasimeve e tregojnë këtë gjë, ku ka pasur 35 sosh të sakta dhe gjashtë të këqija, e cila gjë është poshtë mesatares së zakonshme.


Megjithatë, ishte lojtari i Barcelonës që e preku më së tepërmi topin në fushën e kundërshtarit, por pa sukses gjersa dy herë goditi topin brenda kornizave të golit dhe një herë jashtë.

Një statistikë tjetër që tregon rrezikun e vogël që krijoi argjentinasi në mbrojtjen rivale ishte numri i faulleve që mori, vetëm një, gjë që konfirmon se sa mirë ishte i mbrojtur ai.

Të dhënat që thyejnë lojën e Messit është ekuilibri i topave të humbura dhe të rikuperuara. Argjentinasi humbi gjithsej 17 topa dhe vetëm dy rikuperoj.

Ai ishte lojtari i dytë i Barçës, i cili humbi më shumë topat pas Jordi Albas, 21 sosh. Në këtë mënyrë Messi shton një ndeshje të re si një vizitor pa shënuar në gjysmëfinale dhe që nga viti 2011 nuk ka realizuar gol në një prej ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku nga 112 golat e shënuar në këtë garë, vetëm gjashtë kanë qenë në këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane për klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori