Tani ju sjellim një prej lajmeve më të mira të këtij viti: një studim e ka konfirmuar se konsumimi i çajit faktikisht mund t’jua shtojë jetëgjatësinë.
Hulumtuesit australianë kanë analizuar mënyrën e të ushqyerit të mbi 1,000 femrave të vjetra, të cilat kanë qenë në vitet e tyre të 70’ta dhe 80’ta, transmeton Telegrafi.
Studimi ka zbuluar se ato të cilët kanë konsumuar çaj çdo ditë kanë qenë 40% më të prira të jetojnë më gjatë.
Hulumtuesit kanë qenë duke analizuar ndikimin që konsumimi i flavanoideve e kishte pasur në rrezikun e vdekjes te femrat nga cilido shkaktar përgjatë pesë viteve të ardhshme – flavanoidet janë përbërës të cilët gjenden në ushqime të ndryshme, duke përfshirë çajin, kafen dhe çokollatën.
Shkencëtarët kanë zbuluar se 88% e femrave kishin qenë ende të gjalla në përfundim të studimit pesëvjeçar dhe se ato të cilat kishin konsumuar sasi më të mëdha të flavonoideve kishin pasur rrezik më të ulët të vdekjes.
Autorët e studimit thonë se normalisht që nuk keni nevojë të pritni deri në moshë të shtyrë për t’i shijuar përfitimet e çajit, pasi që konsumimi i çajit ua ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës edhe të rriturve.
Çaji gjithashtu përmban sasi modeste të kafeinës dhe rrjedhimisht e rritë përqendrimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit