Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak vlerëson se është hipokrizi që presidentit të Serbisë t’i hidhet faji se po e dorëzon Kosovën dhe se “dikush nuk e ka të qartë, kurse dikush pretendon që nuk e kupton se çështja e Kosovës ka përfunduar në vitin 1999”.
“Problemi i Kosovës u përshkallëzua në vitin 1981 dhe përfundoi në vitin 1999 me kapitullimin e nënshkruar nga Sllobodan Millosheviqi dhe qeveria e tij. Atëherë e kemi humbur luftën dhe kemi kapitulluar [në Kosovë]”, ka thënë Çanak.
Çanak ka thënë në TV ‘Pink’ se është hipokrizi të pritet se negociatat do të sjellin diçka për Serbinë. “Për çfarë duhet të negociohet dhe rinegociohet? Nuk do të negociohet asgjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Pikërisht për këtë arsye kemi në skenë këtë ‘torturë’ në të cilën opozita, Jeremiqi dhe ekipi i tij kinse po e mbrojnë Kosovën nga Vuçiqi”.
“Në vitin 2008 (shpallja e pavarësisë së Kosovës) vetëm se është operacionalizuar diçka që ishte realizuar. Pas vitit 1999 dhe kapitullimit i cili ‘artistkisht’ është quajtur Marrëveshje Tekniko-Ushtarake në Kumanovë, kemi ardhur në një pozicion që tërë kohën sillemi rreth Kosovës”, tha a.
Duke iu përgjigjur pyetjes se pse presidenti Vuçiq po e quajnë tradhtar lidhur me Kosovën, ai tha se kjo është për shkak se Kosova u shërben që të përfitojnë politikisht.
“Ai që nuk pajtohet me dikë është tradhtar, sepse ‘tradhtoi Kosovën’. Çfarë ka lëshuar në Kosovë? Si e ka tradhtuar Kosovën? Kjo është budallallëk. Dorëzimi i Kosovës në vitin 1999 ka qenë tradhti”, ka thënë Çanak.
Ai thotë se mbetet të shihet se si do të definohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se kjo duhet të marrë fund me nënshkrimin e një marrëveshje ndërkombëtare, në kuadër të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite