Këtë vit në procesin e vlerësimit të projekteve të fermerëve dhe agrobizneseve, të cilët aplikojnë për të përfituar grante investive në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), gjegjësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), do të marrin pjesë edhe monitoruesit e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova).
Për të arritur marrëveshjen për këtë qëllim, sot ministrja e MBPZHR-së, Dijana Ziviq, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi dhe kryeshefin e AZHB-së, Ekrem Gjokaj kanë pritur në një takim përfaqësuesit e BIRN-it, të cilët kishin parashtruar kërkesën për të marrë pjesë në procesin vlerësues të ndarjes së granteve investive.
Gjatë këtij takimi, palët janë pajtuar që të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes MBPZHR-së dhe BIRN-it, që monitoruesit e kësaj të fundit të marrin pjesë në të gjitha komisionet vlerësuese për projektet e fermerëve dhe agrobizneseve, të cilët do të aplikojnë këtë vit për të përfituar grante investive në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2019.
Me këtë rast, ministrja Ziviq, ka theksuar se për implementimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gjatë tërë kohës të ketë një vlerësim të drejtë dhe transparent, duke përfshirë në këtë proces edhe shoqërinë civile.
Ndryshe, thirrjet për aplikim për Programin për Zhvillim Rural pritet të dalin gjatë këtyre ditëve, ndërkaq pas përfundimit të periudhës për aplikim fillon edhe procesi i vlerësimit të aplikacioneve nga AZHB-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City