LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj fton shqiptarët të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut

Hoxhaj fton shqiptarët të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe të votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe në NATO.

Hoxhaj tha se në zgjedhjet e nesërme presidenciale, Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa.

Ai shtoi se shqiptarët në këtë shtet janë para një vendimi edhe më kritik jo vetëm për shtetin por të ardhmen e tërë shqiptarëve në rajon.


“Prandaj shfrytëzoj mundësinë t’i ftoj bashkëkombasit të dalin dhe votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO. Mos rrini nëpër shtëpi por bëhuni përcaktues. Aleatët do ta vlerësojnë drejt votën shqiptare”, deklaroi zëvendëskryeministri Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori