LAJMI I FUNDIT:

Analistët për takimin e krerëve të shtetit: Mesazhe të paqarta

Analistët për takimin e krerëve të shtetit: Mesazhe të paqarta

Takim me mesazhe aspak të qarta dhe pa ndonjë platformë se si duhet të dilet me një zë në dialogun me Serbinë. Ky është vlerësimi i analistëve për takimin e krerëve të shtetit të premtën e ku u diskutua rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Ramush Tahiri për Telegrafin ka thënë se takimi i Veselit si kryeparlamentar me liderët e vendit nuk i zgjidhë mospajtimet ndërmjet kryeministrit dhe presidentit të Kosovës.

Sipas tij, në takim nuk u arrit një platformë dhe një mirëkuptim se si të dilet me një zë karshi Serbisë.


“Për këtë nuk jam i sigurt për përbërjen e delegacionit kosovarë që do të shkojë në Paris, pra varen si do të adresohen kërkesat… Mundet që do të ulet niveli i përfaqësimit”, ka thënë Tahiri.

Edhe politologu Musa Preteni, theksoi se këto takime janë bërë rutinë dhe që nuk prodhon as edhe një lajm të vetëm.

“Takimi i së premtes ka qenë në vazhdën e takimeve të krerëve të shtetit rreth dialogut me Serbinë, takime këto shumë formale dhe me mesazhe aspak të qarta. Këto takime tashmë janë bërë rutinë që nuk prodhon madje as edhe një lajm të vetëm, po që bëhen me qëllimin për të shpërfaqur kinse rëndësinë dhe koordinimin për dialogun me Serbinë”, ka thënë Preteni.

Veseli: Taksa ka qenë vendim dinjitoz, nuk do t’i nënshtrohemi kurrë Serbisë
Lexo po ashtu Veseli: Taksa ka qenë vendim dinjitoz, nuk do t’i nënshtrohemi kurrë Serbisë

Sipas tij, rëndësia e vetme e takimit ka qenë informim për së afërmi i disa anëtarëve me mesazhet që presidenti dhe kryeministri kanë marrë në Berlin.

“Sado që dyshoj sërish që kanë prezantuar të gjitha mesazhet dhe bisedat e tyre me Merkelin  dhe Macron. Konsideroj që takimi i Berlinit është i një rëndësie të veçantë dhe momentum ku lidership kosovar duhet të mbështet. Gjermania dhe Franca kanë marrë pozicion të qartë, dhe kanë parashtruar binarë shumë të saktë se ka duhet të ‘rrugëtojë’,  treni deri në destinacionin final”, potencoi, Musa Preteni.

Ndryshe, të premten u mbajt një takim me krerët e vendit ku u diskutua rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Nikoqiri i këtij takimi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit në një konferencë për media tha se takimi ishte shumë  pozitiv dhe konstruktiv. Veseli theksoi se Samiti i Berlinit është konstatuar nga të gjithë krerët e shtetit si një lajm i mirë për vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Arsim

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

Lajme
Kalo në kategori