Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se me platformën për bisedime me Serbinë, parashihet krijimi i një trupe ndërkombëtare, e cila do t’i hetonte krimet e kryera nga pushteti serb në Kosovë.
Në këtë drejtim, Limaj ka thënë se me lehte është të zgjerohet kompetencat e Gjykatës Speciale se sa themelimi i një Tribunali të ri për serbet.
Limaj ka se zgjerimi i kompetencave të kësaj gjykate do të nënkuptonte hetim të krimeve qe shteti serb ka kryer në Kosovë.
Kryetari i Nismës ka thënë se janë qindra masakra të cilat nuk janë hetuar. Ai thotë se i gjithë aparati shtetëror i Serbisë ka ardhur në një shkallë jo që të kërkojë falje për krimet në Kosovë, por po i mohojnë ato. “Tash po na bashkohen zërat atë që kemi kërkuar para 10 viteve, dhe sot në vendin tonë angazhimi parësor si elitë politike intelektuale e kushdo qoftë duhet të ndihemi të ofenduar kur drejtuesit e shtetit serb mohojnë gjithçka që ka ndodhur. Kosova institucionale deri tash ka qenë e pa interesuar me argumentu të kundërtën, kemi qenë pak zëra apo zëra familjar që jemi marrë më këto këta. Shpresoj që ka ardhur një moment. Rezoluta për dënimin e gjenocidit me iniciativën e Shefit Grupit Parlamentar të Nismës shpresoj që javën e ardhshme shkon në Kuvend”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTV 21.
Në lidhje me identifikimin e personave që kanë kryer krime në Kosovë, Limaj ka thënë se Serbia ka pas Ligjin e luftës, pasi ka shpallur gjendje lufte në Kosovë dhe ka sqaruar se janë të gjitha shkresat zyrtare që dihen me emër e mbiemër të kryetarëve të komunave dhe të komandantëve të stacioneve të policisë, që të gjithë kanë udhëhequr krimet dhe spastrimin etnik në vend.
“Prej ministrit të Drejtësisë deri të drejtori i burgut, janë përgjegjës për krimin e kryer në Burgun e Dubravës. Dihet kush ka qenë komandant i kazermës ushtarake, dhe kush ka udhëhequr spastrimet etnike… Serbisë duhet t’i vihet kush integrimi në BE me dënimin e përgjegjëse të krimeve në Kosovë”, tha ai.
Më tutje, Limaj ka thënë se s’ka zhvillim më pozitiv për vendin se sa dëshmia e Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan. Lima j ka falënderuar lobin shqiptaro amerikan dhe Eliot Engel.
“Shprehim mirënjohje, respektin dhe solidarizimin me znj. Vasfije, e cila askush më vështire se ajo se ka pas. Pastaj Ilir Bytyqin për dëshminë e tij”, ka shtuar Limaj.
Kryetari i Nismës ka thënë se shoqëria jonë i ka shumë borxh kësaj kategorie të njerëzve. Ai ka thënë se qysh në vitin 2001 në Kuvendin e Kosovës i ka dalë në mbrojte grave të dhunuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale