LAJMI I FUNDIT:

Krye-imami i Pejës: Riatdhesimi i kosovarëve nga Siria, vepër humane nga shteti i Kosovës (Video)

Krye-imami i Pejës: Riatdhesimi i kosovarëve nga Siria, vepër humane nga shteti i Kosovës (Video)

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka folur për rikthimin e qytetarëve të Kosovës nga zonat e luftës në Siri.

Goga ka thënë se që nga fillimi i luftës në Siri, hoxhallarët në Kosovë kanë qenë kundër shkuarjes së të rinjve në atë luftë.


Ai ka thënë se riatdhesimi i disa të rinjve dhe të rejave në Kosovë nga zonat e luftës ka qenë një veprim shumë i mirë në aspektin human.

“Është mirë që ata njerëz u janë kthyer familjeve të tyre dhe janë larguar nga vatrat e rrezikut”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeimami i Pejës ka thënë se Bashkësia Islame tashmë ka angazhuar disa hoxhallarë shumë të respektuar në deradikalizimin e të rinjve që kanë qenë të përfshirë në luftëra të huaja e që janë në burgje.

Goga ka shtuar tutje se radikalizmi nuk është ndonjë vepër penale, dhe sipas tij sot në Evropë ka shumë subjekte politike radikale.

“Por, në Kosovë unë nuk kamë parë ndonjë shenjë se ka ndonjë radikalizëm islam”, tha ndër të tjera Enes Goga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori