LAJMI I FUNDIT:

Grabitësit thyejnë xhamin e veturës në Fushë-Kosovë, vjedhin 100 euro dhe telefon

Grabitësit thyejnë xhamin e veturës në Fushë-Kosovë, vjedhin 100 euro dhe telefon

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, disa persona të panjohur në Fushë Kosovë kanë thyer xhamin e një veture dhe nga aty kanë vjedhur një çantë dore me 100 euro, transmeton Telegrafi.

Përveç parave, në çantë kishte edhe dokumente personale dhe një telefon.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Për raste të tilla të vjedhjeve Policia e Kosovës raporton pothuajse çdo ditë. Kohëve të fundit cak i grabitësve ishin edhe institucionet financiare./Telegrafi/