LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Pejë, policia arreston një person

Tentim vrasje në Pejë, policia arreston një person

Një rrahje rreth orës 17:00 ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë.

Nga kjo rrahje të lënduar kanë mbetur dy persona, njëri nga ta i moshës së mitur.


Patrullat policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy viktima m/K/Sh të cilët menjëherë me auto ambulancë janë bartur ne urgjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë. I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.

Ndërsa personi tjetër i lënduar është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në koke, pas tretmanit mjekësor  është liruar nga spitali.

Pas punës intensive të Njësitit të Hetimeve në Pejë, njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe arrestuar.

I dyshuari është arrestuar sot me datë 02.05.2019, intervistuar nga hetuesit rajonal dhe të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, me urdhër të cilit këtij të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Hetuesit janë në kërkim edhe të dyshuarve tjerë për të cilët mendohet se ishin bashkë kryes në ketë vepër veprës.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së qytetarëve tjerë në vend.

Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, do të jetë e pa kompromis në zbatimin e ligjit duke sjellë të gjithë të dyshuarit para organeve të drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori