LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

Veseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot në 20 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë se shumë shpejt do t[ iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo është edhe arsyeja pse në Kuvend do të kemi një rezolutë, dhe jo vetëm rezolutë, por edhe iniciativë që ka të bëjnë me drejtësinë, e cila i vë para përgjegjësisë ata të cilët i kanë kryer këto krime. Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare. Ne nuk do të ndalim derisa të dalë e vërteta dhe ajo është vetëm një: krimet në Studime dhe të gjitha masakrat e tjera i ka kryer shteti serb dhe kryerësit e këtyre krimeve, pjesa më e madhe e tyre, sot janë gjallë në Serbi. Ata duhet të përgjigje për krimet e tyre”, deklaroi  Veseli.


Ai ka thënë se shteti serb dhe forcat ushtarake, policore e paramilitare kanë kryer 186 masakra në gjitha vendet e Kosovës.

“Ka 20 vite që kalojmë nëpër këta përvjetorë. Janë dhimbje, lot, janë edhe krenari, janë edhe pakënaqësi, mllef, frustrim, për faktin se ne për çdo vit përkujtojmë fatkeqësitë e rënda të cilat i kanë ndodhur kombit tonë. Por, njëkohësisht e dimë edhe kush i ka bërë. Duke pasur parasysh që të gjitha këto krime të cilat janë kryer anekënd Kosovës, dihet kush i ka kryer. Nuk është vetëm masakra e Studimes.

Janë kryer 186 masakra në tërë Republikën e Kosovës. Janë 186 krime. Janë varrosur e rivarrosur. Një pjesë e tyre ende nuk e dimë ku janë. Do të thotë, kemi të bëjmë me një krim, me një gjenocid të cilin e ka kryer shteti i Serbisë, me organizimin e vet ushtarak, policor e paramilitar, të kontrolluara plotësisht nga kreu i Beogradit. E gjithë kjo ka vetëm një shpagim: jo hakmarrje, jo revansh, jo konflikt. Ne nuk duam hakmarrje, nuk duam revansh, nuk duam konflikt, nuk duam luftë, jo vetëm me Serbinë, por me askë. Duam paqe, por duam edhe shpagim, në bazë të drejtësisë ndërkombëtare”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori