Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë dhe ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e martirëve.
Thaçi ka thënë se jemi tubuar sot në 20 vjetorin e masakrës prej më të mëdhave në Kosovë, që ka ndodhur këtu në Studime.
“Kaluan 20 vite dhimbje edhe lot. 20 vite pritje, por në të njëjtën kohë force dhe krenarie. 20 vite të përpjekjeve tona për konsolidimin e lirisë dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Por, përsëri kjo dhimbje është e patejkalueshme”, ka thënë Thaçi.
Kreu i vendit ka thënë se Serbia me këto masakra ka vulosur gjenocidin në Kosovë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, besoj së shpejti siç është propozuar nga kryetari Veseli, do të nxjerrë një rezolutë që e dënon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë. Jo vetëm që e dënon, por në të njëjtën kohë do të kërkojmë që drejtësia të vihet në vendin e duhur”, ka shtuar ai.
Thaçi gjithashtu ka shprehur falënderimin e tij për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mikun e madh të kombit kongresmenin Eliot Engel, që dha mundësinë të prezantohet gjithë ajo masakër , vuajtje, dhimbje dhe gjenocidi i Serbisë.
“Nga ky vend sot përsëri dëshirojmë të falënderojmë Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun e madh të kombit tonë, kongresmenin Eliot Engel, që dha mundësinë të prezantohet gjithë ajo masakër, vuajtje, dhimbje dhe gjenocidi i Serbisë i kryer në Kosovë, dhe ato diskutime të dhjetëra kongresmenëve ishin unike. Mosndëshkimi i gjenocidit serb në Kosovë është një selektim në drejtësi, por edhe amnisti ndërkombëtare për gjenocidin e kryer në Kosovë”, ka theksuar ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se si institucione do të bëjmë gjithçka që është e mundur, por sipas tij, gjithçka që mund të bëjmë në raport me Serbinë është të bëjmë në partneritet të ngushtë edhe me SHBA-të dhe me të tjerët, por para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar