LAJMI I FUNDIT:

Ish-valltarja televizive, Anisa Mukaj mohon angazhimin në serialet turke dhe jetën luksoze

Ish-valltarja televizive, Anisa Mukaj mohon angazhimin në serialet turke dhe jetën luksoze
Anisa Mukaj (Foto: Instagram/anisa_mukaj)

Anisa Mukaj ka qenë e ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas largimit nga Shqipëria.

Ish-velina brune e programit “Fiks Fare” ka qenë kryefjalë e disa lajmeve në media, sipas të cilave, Anisa është duke bërë një jetë luksoze, madje do të jetë edhe pjesë e serialeve turke.

https://www.instagram.com/p/BvENs-sl-xD/


E pyetur nga Bieta, bukuroshja 26-vjeçare pranoi se është shumë e lumtur me sukseset që ka arritur në aspektin profesional, por vazhdon të bëjë një jetë normale dhe të pasponsorizuar nga askush, transmeton TCH.

https://www.instagram.com/p/BwCHHZtFUAn/

Në vijim të kësaj, Anisa mohoi thashethemet për pjesëmarrjen në seriale turke, duke sqaruar se në Stamboll ka kontratë me agjenci modelingu, jo aktrimi.

Sa i përket jetës private, modelja simpatike gjatë emisionit pranoi se nuk është në një lidhje, por dëshiron që së shpejti të ketë dikë në krah.

https://www.instagram.com/p/BwC_XRzlReL/