LAJMI I FUNDIT:

Nurellari: Në Kosovë kishte pritje të ekzagjeruara për Samitin e Berlinit (Video)

Nurellari: Në Kosovë kishte pritje të ekzagjeruara për Samitin e Berlinit (Video)

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari ka thënë se është gabim që për pa aftësinë tonë të presim që çështjet të na zgjidhte Samiti i Berlinit

Nurellari, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë kishte pritshmëri të gabuara nga Samiti i Berlinit për shumë arsye.

“Së pari ishte pritshmëri e gabuar pasi ishte në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Kështu që asnjë gjë e rëndësishme nuk mund të vendosej në atë samit që mund të penelizonte më pas rezultatin e zgjedhjeve [të Merkel dhe Macron]. Kemi një lojë ndjeshmëri ndaj emigrantëve, ndjeshmërie të tepruar ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian, kemi një rritje të islamofobisë…”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka thënë se nuk mund të pritej diçka e madhe pasi Merkel dhe Macron janë aktor të pjekur politikisht që të mos marrin vendime që mund të kishin ndikim në zgjedhje.

Ai ka thënë se Kosova kohët e fundit është shndërruar në një shkas për përplasje gjeopolitike të forcave të mëdha.

“Nuk do të kishte një zhvillim domethënës në atë samit në mungesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mungesë të miqve amerikanë nuk duhet të kishte ndonjë pritshmëri të madhe. Për këtë arsye unë nuk shoh ndonjë zhgënjim nga samiti i Berlinit”.

Halimi: Amerika dhe Rusia pajtohen që Kosova e Serbia të shkëmbejnë territore dhe të njohin njëra-tjetrën (Video)
Lexo po ashtu Halimi: Amerika dhe Rusia pajtohen që Kosova e Serbia të shkëmbejnë territore dhe të njohin njëra-tjetrën (Video)

Nurellari ka thënë se një zhvillim pozitiv nga ky samit, ishte se presidenti francez, Macron, kishte kthyer vëmendjen nga Ballkani.

“Në Samitin e Sofjes, Macroni ishte më skeptiku dhe më indiferenti ndaj zhvillimeve të Ballkanit perëndimor, duke u marrë vetëm me agjendën e çështjeve të brendshme”, tha ndër të tjera Adri Nurellari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori