Pak ditë pas vrasjes së presidentit Abraham Lincoln ndërsa ai e shihte një shfaqje në një teatër të Uashingtonit, John Wilkes Booth u rrethua nga trupat ushtarake në një fermë në Virginia.
Kur nuk pranoi të dorëzohej, ushtarët i vendosën zjarrin një hangari, përpara se të qëllonin në të.
Booth, 26-vjeçar, një aktor i njohur i admiruar në të gjithë vendin, u plagos në qafë dhe u zhvendos nga aty, duke vdekur tre orë më vonë.
Të paktën, siç shkruan Mirror, përcjell Telegrafi, kështu është historia që ka regjistruar fatin e njeriut që vrau presidentin më të famshëm të Amerikës… së paku deri më tani.
Por, siç shkruan tutje ky medium, teknologjia e re duket se ka zbuluar prova të reja shokuese, sipas të cilave ka mundur të mos jetë Booth ai mbi të cilin ushtarët qëlluan, pesë ditë pasi Booth vrau Lincolnin, më 14 prill 1865.

Dhe siç thuhet tutje, në kundërshtim me librat e historisë, Booth u zhduk me vrasjen dhe jetoi për 38 vjet të tjera nën një identitet tjetër.
Zbulimi i jashtëzakonshëm erdhi pasi studiuesit përdorën softuerin e ri të njohjes së fytyrës për të shqyrtuar tri foto, të cilat për shumë kohë janë përdorur nga teoricienët e konspiracionit për të hedhur dyshime nëse Booth u vra me të vërtetë pasi ai vrau Presidentin Lincoln.
Njëri ishte një imazh i një njeriu të quajtur John St Helen nga viti 1877, tjetri ishte i trupit të balsamuar të një David E. George nga 1902, dhe i treti ishte i John Wilkes Booth marrë në vitin 1865, pak para se ai qëlloi me pistoletë në pjesën e pasme të kokës së Lincolnit.

Një hulumtim i tillë duhej të vërtetonte teoritë – por shkencëtarët u habitën me rezultatin.
Pasi që softueri më i fundit i analizoi në mënyrë të përpiktë ngjashmërinë e fytyrave, të tilla si hapësira ndërmjet syve, vijat e nofullës, format e hundëve dhe eshtrave, të dhënat treguan një mundësi të fortë që të tre fotografitë ishin të të njëjtit njeri.
Kjo do të thoshte se Booth nuk u vra në hangarin Virxhinias nga ushtarët por arriti të shpëtojë nga kërkimi, duke jetuar për tre dekada si St Helen dhe George, para se të vdiste nga shkaqet natyrore në vitin 1902 në, moshën 64 vjeçare.
Ramy Romany, një egjiptolog që ndihmoi në hetimin, si pjesë e një serie të re të Discovery Channel, thuhet të ketë thënë: “Isha absolutisht i tronditur”.
“Ai ndryshoi perspektivën time mbi historinë amerikane.
“Për herë të parë mendova se kjo mund të jetë e vërtetë. John Wilkes Booth mund të jetë arratisur”.
Ai tha se studiuesit morën imazhet më të mira në dispozicion të tre njerëzve para se t’i vendosnin ata në një skaner me rezolucion të lartë për t’u analizuar nga softueri.

Megjithëse jo aq definitive sa rezultatet e ADN-së, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi, testimi i njohjes së fytyrës përdoret gjerësisht nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe rezultatet madje konsiderohen prova të besueshme në gjykatë.
Romani tha: “Të gjithë ishin të përgatitur që të mos jetë një përputhje dhe vetëm të themi, ‘Oh mirë, ishte një histori intriguese për të treguar’”.
“Kjo dukej si një teori e komplotit të çmendur, por kur e pamë atë, ajo ngriti pyetje legjitime”.
Sipas historisë, Booth, një idhull i kohës së tij, e qëlloi presidentin e 16-të në pjesën e pasme të kokës në Teatrin e Fordit më 14 prill 1865, pastaj iku nëpër Maryland dhe Virxhinia.
Booth, i cili kishte qasje të lirë në të gjitha pjesët e teatrit, vrau Lincolnin pasi u fut në hapësirën presidenciale rreth orës 10:00 të mbrëmjes.
Ai më pas u hodh në skenë ku e ngriti thikën dhe bërtiti “Sic turma tyrannis” – latinisht për ‘Kështu gjithmonë për tiranët’.

Por më 26 prill, njeriu që besohet të jetë John Booth u kap nga ushtarët, i fshehur në një hangar të duhanit në një fermë pranë Port Royal, Virginia.
Në momentet e tij të vdekjes, thuhet se pëshpëriti: “Tregojini nënës sime që kam vdekur për vendin tim”.
Por që nga fillimi, disa njerëz që e panë trupin në hangar e vunë në dyshim deklarimin zyrtar. Disa thanë se njeriu i vdekur nuk i ngjante atij.
Megjithëse të tjerët e identifikuan kufomën kur edhe qeveria konfirmoi vdekjen e vrasësit, pyetjet mbetën gjithashtu.

Në vitin 1995, një kërkesë u bë për të ekshumuar mbetjet nga një komplot familjar në një varrezë të Baltimore. Por gjyqtari thuhet se refuzoi kërkesën pasi kishte përcaktuar se nuk mund të vërtetohej se ku ishte varrosur trupi.
Nate Orlowek, një historian që beson se nuk ishte Booth, i cili ushtarët e rrethuan dhe e vranë, tha: “Qeveria na tha se Booth u kap dhe u vra dhe historianët tradicionalë shkuan pas kësaj teorie”.
Megjithatë Orlowek beson se Booth iku në Granbury të Teksasit dhe mori emrin John St. Helen përpara se të shkonte në Enid, Oklahoma, ku ai njihej si David E. George.
Ai tha: “Kjo është hera e parë që një test shkencor i pavarur është kryer për të zgjidhur këtë polemikë. Ky test i teknologjisë së lartë ka përcaktuar se ekziston një probabilitet prej 99 për qind se George është Booth – dhe tani historia duhet të rishkruhet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës – pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker