LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: U mposhtëm nga skuadra më e mirë

Solskjaer: U mposhtëm nga skuadra më e mirë
Ole Gunnar Solskjaer dhe Pep Guardiola (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer ka folur për anën pozitive të skuadrës së tij në ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 2-0 në Old Trafford, por trajneri beson se lojtarët e tij u angazhuan, porse cilësia e Citizens e bëri diferencën.


City mposht Unitedin në Old Trafford dhe e mban fatin në duart e veta, Liverpooli duhet të vazhdojë të shpresojë
Lexo po ashtu City mposht Unitedin në Old Trafford dhe e mban fatin në duart e veta, Liverpooli duhet të vazhdojë të shpresojë

“Në fund, u mposhtëm nga skuadra më e mirë. Mirëpo, patëm një reagim nga tifozët dhe lojtarët, ishte pozitiv. Bëmë përpjekje, mirëpo nuk e rrezikuam portën shumë shpesh. Por, nuk mungoi përpjekja…”.

“Natyrisht se pati dallim në cilësi dhe kjo është arsyeja pse ata janë në krye të ligës… Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë dhe varet prej neve ngushtimi i diferencës”.

“Sot (e mërkurë) nuk mund të thoni se ndonjëri nga lojtarët nuk vrapoi. Mund ta kuptonit se pati tentativa dhe përqendrim. Nuk ka dyshim se janë të zhgënjyer (me rezultatin)”, ka thënë Solskjaer pas ndeshjes. /Telegrafi/