LAJMI I FUNDIT:

City mposht Unitedin në Old Trafford dhe e mban fatin në duart e veta, Liverpooli duhet të vazhdojë të shpresojë

City mposht Unitedin në Old Trafford dhe e mban fatin në duart e veta, Liverpooli duhet të vazhdojë të shpresojë

Manchester City e ka fituar derbin e madh lokal kundër Manchester Unitedit (2-0) në Old Trafford dhe vazhdon ta ketë në duart e veta fatin për titullin e Ligës Premier.

Jesse Lingard për vendasit dhe Bernardo Silva për mysafirët i patën rastet e para në këtë sfidë, ndërsa në fund të gjysmës së parë një solo aksion të Raheem Sterling e ndali portieri David de Gea.

Pas 45 minutave të para rrjetat heshtën, mirëpo ndryshe ndodhi në fraksionin e dytë, në të cilën u shënuan dy gola.

Bernardo Silva pranoi një top nga Ilkay Gundogan dhe ia doli ta dërgonte topin në skajin e portës për ta zhbllokuar rezultatin (54′).

Bernardo Silva e shënoi golin e parë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Menjëherë pas, një rast të mirë e pati Sergio Aguero, i cili dërgoi një gjuajtje me vole nga jashtë zonës dhe e goditi shtyllën.

Fitoren e Citizens e vulosi Leroy Sane duke pranuar një pasim nga Raheem Sterling dhe duke e përfunduar aksionin në mënyrë brilante (66′).

Sane e shënoi golin e dytë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Djajtë e Kuq u përpoqën të bënin diçka në vazhdim duke rrezikuar me Romelu Lukakun, por pa sukses dhe në fund e humbën ndeshjen.

Manchester City është në vend të parë në tabelë, me një pikë më shumë Liverpooli. Nga ana tjetër, Manchester Unitedi është në vend të gjashtë, me tri pikë larg pozitës së katërt që mbahet nga Chelsea.

Citizens luajnë si mysafir i Burnleyt në ndeshjen e radhës, ndërsa Djajtë e Kuq zhvillojnë një tjetër derbi, atë ndaj Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori