LAJMI I FUNDIT:

Pas kritikave që nuk u ndal për fansat, Ronaldo u largua nga Kroacia duke u përshëndetur me gjithë stafin e vilës ku qëndroi

Pas kritikave që nuk u ndal për fansat, Ronaldo u largua nga Kroacia duke u përshëndetur me gjithë stafin e vilës ku qëndroi
(Foto: Screenshot/YouTube/HALiX)

Cristiano Ronaldo është larguar nga Dubrovniku i Kroacisë, ku qëndroi për disa ditë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Çifti qëndroi në njërën prej vilave më luksoze, e cila iu dedikohet vetëm yjeve dhe njerëzve të pasur.

Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Në atë vilë, deri më tani kanë qëndruar yje, si Jamie Foxx, Elizabeth Taylor, Richard Burton e Sofia Loren, ndërsa qëndrimi njëditor kushton rreth 7.000 euro.


https://www.youtube.com/watch?v=C8priyycXB0

Në momentin e largimit, superylli portugez është përshëndetur me stafin e vilës, ndërkohë që 34-vjeçari dhe e dashura e tij ishin bërë sensacion në rrugët e Dubrovnikut duke u përcjellë këmba këmbës nga gazetarët dhe fotoreporterët, por edhe nga fansat.

Në ditën e arritjes, ai ishte kritikuar pse nuk ishte ndalur t’u fliste fansave dhe gazetarëve që ishin mbledhur për ta pritur, mirëpo në ditët në vazhdim fansat kroatë e kanë ndryshuar bindjen për CR7, i cili është treguar mjaft i afërt me të gjithë.

Pas pushimit në Kroaci, Ronaldo do t’i kthehet Juventusit për derbin e të shtunës kundër Interit. /Telegrafi/