LAJMI I FUNDIT:

1 maji ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

1 maji ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Siç njoftojnë nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Dita e Punës 1 maji (e mërkurë), është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në njoftim ju uron gjithë qytetarëve Ditën e Punës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Maqedoni, ditët e pushimit për vitin 2019
Lexo po ashtu Maqedoni, ditët e pushimit për vitin 2019

Ndërkaq, Lidhja Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të festojë Ditën ndërkombëtare të punës me marsh sindikal ku do të kërkohet përparimi i të drejtave të punës.

Marshi do të fillojë para objektit të LSM-së, nga ku do të vazhdojë para Kuvendit, për të përfunduar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të lexohet manifesti i 1 majit dhe ku do të kërkohet zgjidhja e të gjithë çështjeve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe marrëveshjes kolektive të përgjithshme./Telegrafi/