Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i pamundësojë Listës Serbe që të synojë edhe një mandat për kryetarë të katër komunave veriore, me të njëjtit kandidat. Njohësit e zhvillimeve politike thonë se nuk ka dispozita ligjore për ta ndaluar këtë.
Listës Serbe nuk mund t’i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje, ngase nuk ka dispozita ligjore që do të mund t’ia ndalonte një gjë të tillë. Kështu shprehet Valmir Ismaili nga “Demokracia Plus”, sipas të cilit edhe në rrafshin politik, do të ishte mirë që KQZ të certifikojë Listën Serbe.
“Me legjislacionin aktual, nëse KZQ merr vendim kundër Listës Serbe dhe kjo e fundit e dërgon vendimin në PZAP. PZAP do të merr vendim në favor të Listës Serbe, sepse nuk ka ndonjë dispozitë ligjore që i ndalon asaj pjesëmarrjen në zgjedhje. Po ashtu edhe në aspektin politik KQZ duhej të certifikonte Listën Serbe dhe nëse do të ndodhte që ata t’i dorëzojnë mandatet, bashkësia ndërkombëtare do ta shihte me çfarë njerëz kemi të bëjmë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valmir Ismaili.
Edhe Besnik Muçaj nga Institutit Kosovar për Vetëqeverisje Lokale, thotë Lista Serbe ka aplikuar në bazë të ligjeve kosovare, mirëpo vendimmarrja në KQZ është politike.
“Lista Serbe dihet se është parti politike e regjistruar brenda kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës dhe si e tillë ajo ka aplikuar brenda rregullave të asaj që parashihen në kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës tek certifikimi i subjekteve dhe kandidatëve, por duhet theksuar se vendimmarrja në KQZ është politike pasi personat që marrin vendim janë të propozuar nga subjektet politike”, deklaroi Besnik Muçaj.
Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, ka filluar më 9 prill dhe ka përfunduar më 18 prill./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian